Papandreu kundër përcaktimit të Vaclav Klaus për grekët

PRAGË– Presidenti çek, Vaclav Klaus irritoi kryeministrin grek, Jorgos Papandreu kur i quajti grekët “konsumues dembelë të uzos”, njoftuan burime të ndryshme.”Papandreu është distancuar nga fjalët ofenduese dhe e ka vlerësuar Klausin si antievropian populist”, njoftuan mediat greke.

Loading...

“Me pikëllim të madh dëgjova presidentin çek, Vaclav Klaus… që të ofendojë grekët me pohimin se pijnë uzo, ndërsa ata (çekët – shën. përkth.) punojnë shumë”, tha ndërkohë Papandreu për median çeke.

Megjithatë, presidenti çek, Vaclav Klaus thotë se nuk i akuzoi grekët, por kishte thënë vetëm se secili vend do të duhet të vendosë vetë nëse do të jetojë me kapacitet të plotë, me një të katërtën ose me gjysmën e mundësive dhe forcave të veta.

“Sidoqoftë, grekët nuk mund të hynin në të njëjtin union monetar me Gjermaninë”, thotë Klaus në intervistë për gazetën “Pravo”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close