Regjistrimi, Berisha sulmon Aleancën Kuqezi: Lëvizje e faqezinjve

Kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish të enjten sot drejtuesit e Aleancës Kuqezi në nismën e tyre kundër procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie dhe fetare.

Loading...

Duke folur gjatë një vizite në qendrën e të Dhënave të Censusit, pranë INSTAT, kryeministri theksoi se është i shqetësuar për keqpërdorimin e detyrës së lartë shtetërore për qëllime meskine personale.

Berisha falenderoi BE-në për mbështjejen e dhënë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Procesi është me i vecanti ne historine e vendit, sepse eshte i pari i lire dhe do te jape te dhena te sakta për njerëzit dhe demografinë”, tha Berisha.

Disa ditë më parë kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu deklaroi se për të shkuar drejt Brukselit duhen plotësuar 12 standarde, ndërsa shteti shqiptar nisi të plotësojë rekomandimin e 13-të të Athinës për regjistrimin etnik.

“Integrimi i Shqipërisë duhet të kalojë vetëm nga Brukseli. Shqipëria nuk mundet të mos plotësojë 12 kërkesa, me qëllim që t’i plotësojë tekat Athinës. Këtë proces integrimi ne nuk duhet ta pranojmë sepse nuk mundet të bëjmë një kompromis”, tha Spahiu.

Sipas tij cështja kombëtare, nuk mund të bëhet pjesë e shitblerjes, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi popull që nuk di sa njerëz jetojnë brenda kufijve dhe sa shqiptarë jetojnë në emigracion.

“Për shqiptarët janë më të rëndësishem SHBA-të dhe Brukseli se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë se cfarë negociohet dhe se cfarë nuk negociohet”, tha Spahiu,

Myslimanet: Monitorim regjistrimit

Klerike dhe teologë të njohur myslimanë në qytetin e Elbasanit kanë kërkuar me anë të një peticioni që të monitorojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ata i kerkojne Qeverisë që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesit, ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.

Edhe klerike te tjere bene thirrje për kryerjen me përgjegjshmëri të madhe të këtij procesi.

Serbia: Të shtyhet regjistrimi

Serbia mbështet shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri për shkak të komunitetit serb që konsiderohet se jeton në shtetin shqiptar.

Aleksandar Cotoric, nënkryetar i Këshillit për Marrëdhënie me serbët jashtë Serbisë ka thënë se do të kërkoje nga kuvendi dhe qeveria që të mbështesë kërkesën e pakicave për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Sipas tij, këto ligje dhe rregullore janë diskriminuese pasi pakicat në Shqipëri janë sjellë një pozitë të palakmueshme.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button