Shkup: Ambasadori Çejku, mjaft diskriminimit Shqiptar në Maqedoni

Politika aktuale e Maqedonisë ndaj arsimit shqip ka shkaktuar reagimin e ambasadorit shqiptar në Shkup. Tirana nuk është e gatshme të tolerojë edhe më tutje provokimet që i bën Shkupi zyrtar ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në rajon. Pakënaqësinë ndaj kësaj politike e ka shprehur ambasadori shqiptar në Shkup, Arben Çejku.

Loading...

Në takimin e realizuar më zëvendësministrin për Arsim, Safet Neziri, ambasadori Çejku politikën aktuale maqedonase ndaj arsimit shqip e ka krahasuar me politikën e ish-Jugosllavisë.

“Shpreha shqetësimin për problemin e krijuar në komunën Karposh, për mosregjistrimin e 16 nxënësve shqiptarë në këtë shkollë. Ajo klasë u bë sakrificë e luftës politike. Nuk mund të mos them një të vërtetë të hidhur, kur për rreth 200 mijë shqiptarë të Shkupit ka vetëm një gjimnaz”, tha ambasadori Çejku.

Diplomati shqiptar ka shprehur vërejtje edhe për provokimet në tekstet shkollore, por edhe për enciklopedinë Maqedonase. Ai u shpreh i qartë se ka ardhur koha që përfundimisht të përgatitet një enciklopedi e re kurse e vjetra të tërhiqet nga qarkullimi.

“Ne kemi kërkuar që këto gabime dhe provokime në tekste të marrin fund. Dëgjova nga zëvendësministri se teksti i historisë është korrigjuar. Po ashtu, gjej rastin të kërkoj publikisht edhe një herë që enciklopedia e vjetër të pasohet dhe me një enciklopedi të re të korrigjuar dhe të mos vazhdojë më të qarkullojë në atë formë që është”, theksoi Çejku.

Ambasadori shqiptar në Shkup përkujtoi se Shqipëria është ndër vendet, e cila më së tepërmi respekton identitetin e maqedonasve, prandaj të njëjtin raport duhet ta ketë edhe Maqedonia ndaj identitetit dhe kulturës së shqiptarëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button