Shqiponja, bëhet simboli kryesor i FSK-së

Shqiponja bëhet simboli kryesor i “Forca e Sigurisë së Kosovës” duke u zëvendësuar me luanin që ka qenë simbol i forcës këtu e 2 vjet. Me dekret të Presidentes së vendit Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndërruar të gjitha simbolet e batalioneve dhe njësive të saj.

Loading...

Dekreti i nënshkruar nga Presidentja Jahjaga, sipas së cilit u promovuan stemat e reja të njësive të FSK-së është i bazuar në nenin 84 pika 12 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-046, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i bazuar në kërkesën e Ministrit të FSK-së Agim Çeku.
Po sot u komunikua vendimi që 27 Nëntori, të jetë “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ditë prej së cilës do të fillojnë të përdoren stemat e reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kohën kur kjo forcë është e kompletuar dhe po përgatitet të marrë kompetencat e plota ka nisur ridizajnimi i saj që nga simbolet e deri tek struktura. Ndërsa për herë të parë një komandat i trupave paqeruajtëse në Kosovë thotë se, FSK-ja është e aftë dhe e gatshme të ruaj stabilitetin dhe sigurisë jo vetëm në vend por edhe rajon. Në takimin e fundit me pjesëtarët e FSK-së, komandanti në ikje i KFOR-it, Erhard Buhler i ka porositur pjesëtarët e FSK-së që të vazhdojnë të shërbejnë popullit dhe vendit me zotim, përkushtim e krenari. Ndërsa krerët e FSK-së kanë falenderuar Buhlerin për kontributin e dhënë në ndërtimin e FSK-së.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button