Shqiptarët në Jug të Serbisë bojkotojnë censusin

Qëndrimi
Anëtarët e komisioneve të regjistrimit të komunave të Bujanocit dhe të Preshevës nga radhët e bashkësisë shqiptare u larguan nga këto komisione. Lajmi u bë i ditur dje nga agjencia serbe e lajmeve, FoNet, që theksonte se arsyeja e largimit të shqiptarëve nga komisionet në fjalë kishte lidhje me vendimin që kanë marrë më 2 shtator të këtij viti këshilltarët shqiptarë të Kuvendit të komunave të lartpërmendura. Në Preshevë, sipas agjencisë së sipërpërmendur, në komisionin e regjistrimit ka mbetur vetëm një shqiptar, ndërkohë që në kurset e instruktimit të kësaj komune kanë mbetur edhe 14 regjistrues nga radhët e bashkësisë së shqiptarëve, ndërsa të gjithë të tjerët nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto kurse të instruktimit. Në Bujanoc, të gjithë regjistruesit e planifikuar nga radhët e bashkësisë shqiptare nuk kanë marrë pjesë në kurset në fjalë që nga 13 shtatori, kur në Bujanoc u zhvilluan protestat e para, kryesisht për shkak të faktit se formularët e regjistrimit janë vetëm në gjuhën serbe. Regjistruesit e planifikuar shqiptarë kanë disa kohë që nuk shkojnë në kurset e instruktimit as në Komunën e Medvegjës, duke paralajmëruar kështu një bojkotim të përgjithshëm nga ana e shqiptarëve të regjistrimit të popullsisë në pjesën jugore të Serbisë, ku edhe ndodhen tri komunat e lartpërmendura me popullsi kryesisht shqiptare. Në Institutin e Statistikave të Serbisë lidhur me ankesat dhe vërejtjet e shqiptarëve se formularët e regjistrimit janë shtypur vetëm me germa cirilike justifikohen se formularët janë shtypur vetëm në gjuhën serbe, për shkak të përdorimit të tyre më praktik dhe se ata (formularët) nuk janë shtypur as edhe në asnjërën nga gjuhët e bashkësive nacionale që bëjnë pjesë në Serbi. Sidoqoftë, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i tha dje agjencisë FoNet se arsyet për bojkotimin e procesit të regjistrimit të popullsisë nga ana e shqiptarëve të pjesës jugore të Serbisë nuk janë teknike, por politike.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button