Shqiptarja, studentja më e mirë e arkitekturës në Gjermani

, Shqiptarja, studentja më e mirë e arkitekturës në Gjermani

Studentja shqiptare nga Fieri i Shqipërisë, Senada Limani është shpallur absolventja më e mirë në universitetin elitar të Mynihut TUM-Technische Universität München, i cili sipas Shanghai-Ranking 2011 renditet si universiteti më i mirë i Gjermanisë dhe një ndër 50 universitetet më të mira të botës. Ajo është absolvente në Fakultetin e Arkitekturës. Gjatë shpërndarjes së diplomave duartrokitja arriti maksimumin kur zëvendës-dekani punimin e diplomës së Senada Limanit e quajti një diplomë e rrallë me note maksimale 1.0 dhe e nderoi duke iu përulur.

Diploma e Absolventes Senada Limani u ekspozua edhe në Muzeun kombëtar gjerman në Mynih (Deutsches Museum München).

Sukseset e para në studimet pasuniversitare në Universitetin e Mynihut Senada Limani i tregoi gjate vitit 2009, kur nga vetë universiteti u zgjodh e vetmja studente për ta përfaqësuar dhe për të konkurruar për The President’s Medals Student Awards, që organizohet nga RIBA Royal Institute of British Architects dhe që shpall punën më të mirë nga gjitha universitetet e botës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button