Spahiu: Tërhiquni nga regjistrimi etnik, integrimi jo përmes Athinës

Rruga për në Europë nuk duhet të kalojë nga Athina. Kjo ishte shprehja me të cilën Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu përligji thirrjen për tërheqjen e qeverisë nga regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisë.
Nënkryetari i KLD-së foli gjatë mitingut të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi në Fier, në kuadër të maratonës së ndërmarrë për të kundërshtuar në mbarë vendin regjistrimin e popullsisë me kërkesat mbi përkatësinë etnike dhe fetare.
Duke e cilësuar si një aksion të kërkuar nga qeveria greke, dhe një kusht shtesë të vënë nga Athina zyrtare për integrimin e Shqipërisë në BE, zoti Spahiu si përkrahës i Aleancës Kuq e Zi i bëri thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë nga formulari i regjistrimit të popullsisë pikat etninë dhe fenë, ndërsa qytetarëve të grisin faqen e zezë të formularit, që ngërthen pikërisht këto dy pyetje.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi i kërkuan qeverisë të respektojë vendimin e GJK-së duke e cilësuar atë si vulën Kuq e Zi për Censusin e popullsisë.
AK apeloi që qeveria Berisha të tërhiqet nga ky regjistrim dhe të plotësojë prioritetet e Shqipërisë e jo të Greqisë.
Në mitingun e radhës i emërtuar si “Maratona Kuq e Zi” merrnin pjesë qytetarë e intelektualë që i janë bashkuar nismës së aleancës për kundërshtimin e këtij projekti që shkon ndesh me interesat e kombit.
Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave i cilësuar si Censusi do të nisë vetëm pas gjashtë ditësh, në 1 tetor.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button