“Të shtyhet regjistrimi”, Omonia: Kushtetuesja e Shqipërisë vendim antigrek

Organizata progreke OMONIA ka kërkuar shtyrje të afatit të regjistrimit të popullsisë me 6 muaj, duke u shprehur se në këtë fazë ky proces ka për synim tkurrjen statistikore të minoritetit grek në Shqipëri.

Loading...

“Për fat të keq konstatojmë se procesi i pritshëm i censusit nuk përbën kushtet e një pasqyrimi të saktë e të besuar të çështjeve të tilla sensibile si demografia e minoritetit etnik grek. Mënyra e procedimit dhe reklamimit nuk ka asgjë të përbashkët me standardet europiane dhe nuk përputhet me praktikën e organizmave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Omonia.

Sipas saj, vendimi i gjykatës Kushtetuese pak ditë më parë është i ndikuar nga qarte antigreke. “Këshilli i Përgjithshëm i OMONIA-s shpreh indinjatën për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, një vendim ky sa tendencioz, aq i diskutueshëm dhe në kundërshtim me konventat europiane dhe ndërkombëtare, vendim i diktuar nga qarqet nacionaliste dhe antihelene”, thekson Omonia.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button