Vlorë, protesta për vizitën e politikanes italiane që kërkoi hedhjen në det të shqiptarëve

Ish-kryetarja e parlamentit italian, Irene Pivetti, ka zhvilluar një
takim gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës, ku është pritur me
protesta nga ana e familjarëve që humbën të afërmit në tragjedinë e
Otrantos.

Loading...

Pivetti është gjendur para indinjimit të familjarëve të viktimave të
tragjedisë, të cilët kanë theksuar se ajo është e padëshiruar në Vlorë.

“Ju jeni e padëshiruar, për shkakun tuaj ndodhi tragjedia e
Otrantos”, u shpreh Pushime Cala, përfaqësuese e familjarëve të
viktimave të Otrantos.

Por, Pivetti kërkoi falje për deklaratat e saj. “Kërkoj falje për
deklaratat e nxituara, tashmë dy popujt tanë kanë miqësi, marrëdhënia
mes dy vendeve shumë e mirë”, u shpreh Pivetti në takimin me prefektin e
Vlorës.
Pivetti mbahet mend për deklaratën e bujshme të saj në 1999, kur u
shpreh se shqiptarët nuk duhet të lejoheshin në Itali, por duhet të
hidheshin në det. Kjo shkaktoi reagime të ashpra të politikanëve
italianë, të cilët e konsideruan si deklaratë raciste të Pivetti-t, e
cila militonte te partia e Umberto Bosit, Lega Nord.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button