Wikileaks, Pakti detar, Withers: Greket fajesuan Ramen per prishjen e paktit

Në një prej kabllogrameve të ambasadorit Withers drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit ishte dhe raportimi mbi marrëveshjen e ujrave mes Shqipërisë e Greqisë, sipas Wikileaks.

Sipas ambasadorit Withers, mosmiratimi i marrëveshjes së ujrave dhe ai i varrezave greke ka bërë që marrëdhëniet shqiptaro-greke të kthehen në pikënisje, ku sic përmend ai ato ishin të komplikuara e të tensionuara. Withers shprehet i pasigurtë për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, pasi nuk e di se si do jenë ato në një kohë që nuk janë miratuar dy marrëveshje, ajo e varrezave greke dhe pakti detar.

Loading...

Gjykata shprehej në opionin e saj se kishte gjetur probleme proceduriale dhe përmbajtësore me këtë marrëveshje. Opionini i gjykatës ishte surprizues pasi gjërat rrallëherë janë të njëzëshme në Shqipëri dhe qeveria e Shqipërisë kishte mbrojtur me forcë dhe në mënyrë publike marrëveshjen kur fillimisht ajo u përball me kundërshtinë publike. Një diplomat grek u shpreh se ai ishte i zhgënjyer me vendimin dhe sugjeroi raporte me përfitime reciproke pasi Shqipëria kishte ende nevojë për Greqinë për shkak të disa problemeve të cilat po përpiqet të zgjidhë.

Në letrën e ambasadorit Withers shkruhet se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë marrëveshjen e prillit 2009 me Greqinë lidhur me pjesën jugore të Shqipërisë. Marrëveshja e cila ishte firmosur në muajin prill në Tiranë, erdhi gjatë vizitës së parë të një kryeministri grek në Shqipëri që nga viti 1992 duke u vlerësuar nga grekët, por duke u kundërshtuar nga media në Shqipëri.

Në kabllogram nënvizohet roli i Gazeta Shqiptare, e cila pothuajse cdo ditë botoi artikuj që dënonin marrëveshjen duke e quajtur atë të njëanshme, të padrejtë, të paligjshme dhe jo kushtetuese.

Partia Socialiste në opozitë i kërkoi gjykatës që ta rishikonte marrëveshjen dhe me sa duket gjykata ra dakord edhe pse nuk ka publikuar ende arsyetimin duke thënë vetëm se marrëveshja kishte vetëm mangësi proceduriale dhe përmbajtësore. Një vezhgues sugjeron se gjykata duhet të ketë marrë dritën jeshile nga kryeministri Berisha për një vendim të tillë duke qënë se mandatet e disa prej këtyre gjykatësve përfundojnë së shpejti dhe ata nuk do të donin të rrezikonin emërimet e ardhshme duke shkuar kundër vullnetit të kryeministrit Berisha. Vëzhguesit dolën gjërësisht me spekullime se marrëveshja ishte firmosur në mënyrë që Greqia të ndihmonte Shqipërinë të antarësohej në NATO.

Ioanis Vikelidis i ambasadës greke deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte zhgënjyes duke shtuar se sipas tij, grekët kishin arritur një marrëveshje detyruese me Shqipërinë. Sidoqoftë, Vikelidis tha se pala shqiptare nuk kishte ratifikuar as marrëveshjen për varrezat greke në Shqipëri, ndonëse kishin pasur kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë. Ai gjithashtu fajësoi rolin e medias në këtë proces duke nënvizuar se i kishin fryrë zjarrit duke raportuar në mënyrë të papërgjeshme për këtë cështje.

Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis e cila kishte qënë në detyrë në kohën e arritjes së marrëveshjes deklaroi në mënyrë publike se anulimi i marrëveshjes ishte nxitur nga grupet ekstremiste duke shtuar se lideri i Partisë Socialiste Edi Rama u ishte bashkuar këtyre grupeve duke kundërshtuar marrëveshjen.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close