Aleanca Kuq e Zi nxjerr kokën, gjen politikisht “Pashallarët”

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj raportit të KE mbi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e 12 rekomandimeve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në deklaratën e saj, Aleanca Kuq e Zi sheh si përgjegjëse për refuzimin e statusit të vendit kandidat klasën politike në vend. “Kjo klasë politike na rendit të fundit. Pashallarët e rinj na lanë jashtë Evropës”, thuhet në deklaratën e Aleancës, e cila thekson se ka ardhur koha për një besëlidhje kombëtare.

Loading...

Gjithashtu, AK ndalet sërish në regjistrimin e popullisë, të cilin e konsideron të manipuluar. “Censusi Helen është manipuluar në tavolinë. Formularët e regjistrimit po plotësohen nëpër zyra”, thuhet në deklaratë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button