“Ambasadori shqiptar po na dëmton marrëdhëniet”

Tedi Blushi
Deklaratat e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Agim Çejku se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Tito, kanë nxitur reagimin e Shkupit zyrtar. Ambasadori Çejku në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Gazeta Shqiptare” ditën e hënë në 3 tetor ka ngritur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij “vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar”. Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë reagoi dje duke nënvizuar se deklaratat e zyrtarit të lartë shqiptar në Shkup dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve. “Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet”,- thuhet në reagimin e Shkupit zyrtar të bërë publik nga agjencia e lajmeve maqedonase INA. Në të njëjtën deklaratë theksohet gjithashtu se “qëndrimet e çdo lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimin të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane”,- përfundon reagimi i Ministria së Punëve të Jashtme të Maqedonisë. 

INTERVISTA
Në intervistën ekskluzive të dhënë për “Gazeta Shqiptare” në datën 3 tetor, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Agim Çejku ngriti shqetësimin se në institucionet edukative si dhe në ato që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë e poshtërojnë historinë e kombit shqiptar. “Jugosllavizmi duhet të mos përdoret më në asnjë lloj komunikimi. Fatkeqësisht në disa institucione edukative apo në ato që hartojnë tekste, ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste, të cilët nuk e pranojnë dot një Maqedoni multietnike, një Maqedoni në NATO dhe BE, një Maqedoni europiane. Më vjen keq që ata ende janë në këto pozita dhe nuk kanë shkuar në pension bashkë me jugosllavizmin e tyre”, shtoi diplomati shqiptar. Për të mbështetur këtë qëndrim, Çejku solli në vëmendje edhe faktin se “Enciklopedia Maqedone” që fyen shqiptarët dhe historinë e tyre nuk është hequr ende nga qarkullimi prej Shkupit zyrtar. Ndaj dhe me keqardhje sikundër u shpreh, ai doli në konkluzionin se në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet. E vërteta është se ky botim merret seriozisht vetëm nga ata që ushqehen me propagandë egocentrike dhe nga askush tjetër”.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button