Biblioteka shqiptare, pjesë e bibliotekave dixhitale botërore

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është bërë pjesë zyrtare e rrjetit të bibliotekave dixhitale botërore.

Karta dixhitale ju dorëzua sot drejtorit të BKSH-së, Aurel Plasari nga përfaqësuesja e ambasadës Amerikane në Tiranë, Deborah Jones. Zv/drejtoresha e bibliotekës, Etleva Domi, gjatë konferencës së sotme ndërkombëtare “Bibliotekat në epokën dixhitale”, e cilësoi mjaft të rëndësishme antarësimin me të drejta të plota të vendit tonë, në portalin më të rëndësishëm botëror.

Loading...

Ndërkohë që përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane, Deborah Jones vlerësoi bashkëpunimin mes Ambasadës së SHBA-ve dhe Bibliotekës Kombëtare si dhe arritjet në aspektin e dixhitalizimit të materialeve të rëndësishme shkrimore.

“Sa herë që vij në Bibliotekën Kombëtare është një ngjarje shumë e rëndësishme. Them me krenari të madhe se ne kemi një bashkëpunim mjaft të mirë me Bibliotekën”, tha Jones.

Aurel Plasari ‏i dhuroi Deborah Jones, në mënyrë simbolike prodhimin dixhital të revistës “Albania”, si njësia e parë shqiptare që integrohet në bibliotekën botërore.

Viti që lamë pas shënoi 90-vjetorin e krijimit të Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, por që nga themelimi i saj e deri më sot, ajo ka marrë dimensione të reja. Si institucion shtetëror, publik e laik, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH), është themeluar në 10 korrik 1920

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button