“Censusi, minoriteti ka mungesë besimi në vend”

Zëdhënësi i MPJ- së, Delavekuras komenton bojkotin e OMONIA- s
Greqia: Të respektohen të drejtat e njeriut

Një javë pas nisjes të procesit të regjistrimit në vendin tonë, ka reaguar dhe Athina zyrtare me anë të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Delavekuras, i cili e ka cilësuar vendimin e OMONIA-s për të bojkotuar censusin, si një mosbesim të minoritetit ndaj shtetit shqiptar. Pyetjes së gazetarëve grekë nëse qeveria greke është dakord me bojkotin e deklaruar nga Omonia dhe organizata të tjera, Delavekuras i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Ky është një vendim i përfaqësuesve të pakicave në vend dhe është një vendim i cili, për fat të keq, pasqyron mungesën e besimit në shtetin shqiptar”.

Loading...

Më lartë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke komentoi dhe nisjen e procesit të regjistrimit në vendin tonë. “Ne besojmë se regjistrimit duhet të shërbejë si një mjet për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare për qytetarët dhe për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e pakicave që jetojnë në vend.

Vendimi i përfaqësuesve të grupeve të pakicave të mëdha, duke përfshirë edhe minoritetin grek, për të ftuar anëtarët e tyre të abstenojë në shenjë proteste pasi nuk është e garantuar e drejta e shprehjes së lirë e cila tregon deficitin serioz të pakicave në shtetin shqiptar dhe duhet vetë qeveria shqiptare të ndërhyjë urgjentisht”.

Gjithashtu, Delavekuras nuk ka lënë pa përsëritur dhe deklaratën e përhershme sipas së cilës minoriteti grek në Shqipëri është një urë miqësie midis dy vendeve dhe si e tillë ajo ka rol thelbësor në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është një kriter thelbësor në Bashkimin Evropian për përparimin e negociatave për anëtarësim. Greqia ka investuar me kalimin e kohës për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe do të vazhdojë të bëjë kështu duke pasur parasysh në këtë kontekst mbrojtjen e të drejtat e pakicës greke, e cila formon një urë të miqësisë midis dy vendeve,” – mbylli deklaratën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në lidhje me procesin e regjistrimit në vendin tonë.

Deklarata e Delavekuras, e cila mbështet në një farë mënyrë vendimin e OMONIA-s dhe PBDNJ-s për të bojkotuar Censusin, vjen në kohën kur mes përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri kanë nisur debatet për këtë vendim. Vetëm pak ditë më parë, Kosta Barak u ka bërë thirrje gjithë minoritarëve që të marrin pjesë në regjistrim dhe se vendimi dhe thirrja për bojkotim së bashku me disinformimin intensiv të bërë nga OMONIA dhe PBDNJ solli pështjellim në radhët e minoritetit grek.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button