Do të shtyhet regjistrimi i ri i popullsisë në Maqedoni

, Do të shtyhet regjistrimi i ri i popullsisë në Maqedoni

Regjistrimi i ri i popullsisë në Maqedoni pas dështimit të këtij të fundit do të shtyhet për afat të pacaktuar.

Kjo bëhet e ditur nga burime qeveritare për agjencinë e lajmeve INA, të cilët theksojnë se Qeveria aktuale nuk mendon për mbajtjen e shpejt të regjistrimit të ri të popullsisë, amvisërive dhe banesave.

Propozimi dhe plani për shtyrjen e këtij operacioni është vendosur nga kryeministri Nikolla Gruevski. Për realizimin e operacionit të ardhshëm do të shqyrtohet një model i ri, ndërsa shqyrtohet modeli slloven, siç është regjistrimi elektronik dhe pritet të shpjegohet dhe hartohet nga ana e një grupi punues. Ky regjistrim bëhet përmes grumbullimit të të dhënave nga bazat dhe të dhënat që janë pranë institucioneve, gjegjësisht MPB dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe jo operacion që do të realizohet në terren.

Mirëpo, propozimi i tillë për një regjistrim elektronik nuk përkrahet nga faktori politik shqiptar.

Komisioni Evropian ka kërkuar që regjistrimi i ardhshëm të bëhet në mënyrë precize duke dhënë një pasqyrë reale për popullsinë në vend. KE kërkon që regjistrimi të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, por edhe të ketë një kompromis të gjërë politik të bazuar në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe midis të gjithë faktorëve politik.

Zyrtarë të lartë qeveritar nuk dëshirojnë të komentojnë për ndonjë datë të mundshme të regjistrimit të popullsisë, derisa sipas tyre, me prioritet është shfuqizimi i Ligjit aktual për regjistrim dhe më pas hapja e një debati politik dhe profesional.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button