Gruevski: Do i kërkoj Berishës më shumë përkujdesje për maqedonasit etnikë

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në përfundim të vizitës në Gollobordë ka deklaruar se do të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar jetesën e maqedonasve etnikë në Shqipëri.

Loading...

Gruevski para banorëve të kësaj zone ka paralajmëruar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në Shkup duke shtuar se gjatë këtij takimi do të kërkojë nga ai që t’i kushtohet më shumë vëmendje banorëve të kësaj zone kufitare.

“Ne do të përkushtohemi për tu përkujdesur për ta në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ata janë qytetarë luajal të Shqipërisë dhe ashtu duhet të jetë, por njëkohësisht ata si maqedonas etnik kultivojnë traditën, kulturën, gjuhën dhe lidhjet me Maqedoninë”, është shprehur Gruevski.

Në fund të muajit tetor Berisha pritet të kryej një vizitë zyrtare në Maqedoni. Por ndryshe nga Gruevski, Berisha do të takohet me drejtuesit e shtetit Maqedonas dhe jo vetëm me komunitetin shqiptar.

Agjencia e lajmeve maqedonase MIA raporton se Gruevski ndodhej në Gollobordë për të inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e një rrugë që lidh fshatin Xhepishtë në Maqedoni me kufirin me Shqipërinë, rrugë e cila do të mundësojë lëvizjen e lirë të banorëve të Gollobordës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button