KOMUNIKATË për regjistrimin

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! mirëpret vendimin e Komisionit Shtetëror për Regjistrim për të dhënë dorëheqje kolektive dhe për t’a përfunduar këtë proçes të përcjellur me paqartësi dhe tendenca të rrezikshme për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Loading...

ZGJOHU! gjykon që ky epilog vjen si rezultat i menaxhimit katastrofal të këtij proçesi nga ana e Entit Statistikor nëpërmjet përpilimit tendencioz të metodologjsë për regjistrim që ishte në kundërshtim të plotë me Ligjin për Regjistrim. Kërcënimet që ju drejtoheshin regjistruesve të përcjellura me apele për të vepruar në kundërsthim me ligjin për Regjistrim nga ane e Entit për Statistikë, sollën deri në një situatë të rrezikshme në teren midis regjistruesve si dhe konfuzion tek qytetarët.

Gjithashtu, interpretimet e shumëa ndryshme të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Regjistrim reflektuan tek qytetarët dhe vet regjistruesit, duke dhënë kontribut në acarrimin e marrëdhënieve midis çifteve regjistruese që komprometonte proçesin. Dorëheqja kolektive nga të gjithë anëtarët reflekton shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Maqedoni për mbarëvajtjen e proçesit. ZGJOHU! përgëzon anëtarët shqiptar të KSHR për vigjilencën dhe guximin për t’a ndalur përpjekjen maqedonase për t’i falsifikuar të dhënat e regjistrimit nëpërmjet kërcënimeve ndaj regjistruesve dhe përpunimit tendencioz të të dhënave në entin statistikor të pastër etnikisht dhe me mendje të pareformuar.

Për këto arsye, përveq te komisioni shtetëror për regjistrim, përgjegjësia absolute për dështimin e proçesit bie mbi Entin Shtetëror për Statistikë dhe drejtoreshën Bllagica Novkovska. Ky ent që solli një metodologji në kundërshtim me ligjin dhe që funksionon në baza monoetnike dhe përjashtuese për të gjithë të tjerët, është burimi i të keqës dhe prodhimit të tensioneve midis komuniteteve. Dorëheqja morale nga drejtoresha Novkovska është akti më i vogël që ajo mund të ndërmarrë pas gjithë këtyre zhvillimeve. Asnjë regjistrim nuk do ta ketë besimin e plotë të qytetarëve gjer ne reformimin e tërësishëm të Entit Shtetëror për Statistikë. Kjo vërtetohet edhe nga deklaratat kaotike dhe post-festum të VMRO DPMNE që dëshmojnë drojën e tyre për realitetin e ri etnik në Maqedoni ku shqiptarët po hapërojnë me hapa gjigant drejt barazisë numerike me maqedonasit.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! është e bindur që Ligji për Regjistrim gjithashtu duhet të pësojë ndryshime duke larguar eksperimentin e regjistrimit në çifte bashkë me disa ndryshime tjera. ZGJOHU! njëkohësisht faleminderon mediat shqiptare për rolin e tyre konstruktiv dhe informimin e drejtë gjatë gjithe proçesit që ishte në funksion të realizimit të një regjistrimi të mirëfilltë dhe mbrojtjes së të drejtave të  komuniteteve në këtë shoqëri multietnike.

Me respekt,

Lëvizja Qytetare ZGJOHU!

www.zgjohu.org
info@zgjohu.org
Tel.Fax: 02/ 2616 – 861
Rruga Bitpazarska 125                                                                                                                    Çarshia e Vjetër,                                                                                                                            
1000 Shkup

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button