Korçë, OMONIA: Regjistrimi i popullsisë, i papranueshëm

Mënyra se si po bëhet regjistrimi është i papranueshëm për kreun e OMONIA-s në Korcë, Ligoraq Karamelo.
Ai rendit një sërë shkeljesh që nga miratimi i legjislacionit antikushtetues dhe deri tek problematika në terren me regjistruesit, të cilët – thotë Karamelo – kanë krijuar debate dhe iu janë imponuar qytetarëve që nuk kanë pranuar të deklarohen gjatë censusit.
“Në kryeradhën e shkeljeve qëndron mosrespektimi i parimit të vetdeklarimit që është themelor gjatë procesit të censusit. Janë konsatuar me qindra raste ku regjistruesit nuk kanë shënuar përgjigjen e dhënë nga anketuesit në shumë raste kanë tejkaluar të drejtat duke imponuar debat dhe presion ndaj atyre që nuk kanë dashur të regjistrohen në shumë raste kanë shënuar pergjigje me laps për ti fshirë ato dhe për rrjedhojë ka mjaft shkelje”, tha Ligoraq Karamelo, kreu i OMONIA në Korcë.
Pas interesimit të gazetarëve Karamelo mohoi të ketë marrë kontakte apo orinetim nga Konsulli grek në Korcë në lidhje me procesin e censusit. Por këto kontakte – tha Karamelo – nuk kanë munguar për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë minoritarët në këtë rajon.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button