Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës? Së shpejti ambasadat

Shteti i Kuvajtit bëhet vendi i 85 i cili ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga, Kuna, masmedia në Kuvajt, e cila thekson se së shpejti mes Kuvajtit dhe Kosovës do të nisë edhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.
Ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin, Ali Al-Rashed, sipas agjencisë Kuna, tha se qeveria e njeh zyrtarisht Kosovën pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh.
“Gjatë takimit të kabinetit, Lartmadhëria e Tij, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që t` marrë masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Al-Rashed, raporton agjencia Kuna.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button