LUGINA E LUGATËVE

Pas vetëm 10 viteve Bujanoci i fituar me luftë ka të ngjarë të humbet në paqe, për shkak të lokalizmit, mendjemadhësisë, zilisë, grykësisë, shantazhimit dhe nënshtrimit të politikanëve shqiptar. Në zgjedhjet e paralajmëruara për pranverën e vitit 2012 ose më herët, një gjë është më se e sigurt, pesha politike e shqiptarëve në Bujanoc dukshëm do të zvogëlohet, e kjo do të i paraprij drejtimit të komunës nga serbët vendor.

Loading...

Zgjedhjet po na ofrohen e politikanët me prejardhje shqiptare kanë filluar të zbresin në mesin e popullit. Por, pamja e politikanëve ka ndryshuar e më së shumti po i ngjajnë lugatëve. Sipas mitologjisë shqiptare shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet lugat. Pra, lugatë janë krijesa që zgjohen pas vdekjes nga varri.

Edhe disa politikan nga Kosova Lindore me prejardhje shqiptare siç janë: deputeti serb, Riza Halimi, Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, Nagip Arifi nënkryetar i Bujanocit nga PVD, dhe Jonuz Musliu, kryetar i parlamentit të Bujanocit nga LPD, të shtrydhur si morri nga Beogradi e prapë me ndihmën e tij dhe Tiranës zyrtare, u rizgjuan politikisht si lugatë pas vdekjes, përmes të ashtuquajturit Këshilli Nacional i Shqiptarëve, që ashtu sikur PVD-ja e coftë, do t’ua bëj punët edhe më llucë popullatës shqiptare të kësaj treve të Shqipërisë, e mbetur dyfish jetime, as pa nënë e as pa babë.

Për lugatë thuhet se kanë trajta të ndryshme, por edhe këta nga Kosova Lindore kanë trajta të ndryshme, varësisht nga sigurohet leku. Në Beograd marrin trajtat e serbit, në Prishtinë të ‘’kosovarit’’ e në Tiranë të shqiptarëve.

Kohëve të fundit po e pranojnë vetë se pjesëmarrja e tyre në institucionet serbe në këto 21 vite ishte e kotë, dhe në vend se të tregojnë akte burrërie duke kërkuar falje dhe të japin dorëheqje, ata kanë filluar gjoja të ‘’kërcënojnë’’ Serbin me disa protesta qesharake dhe vendime kinse shumë serioze, e që në të vërtet duanë që të lajnë veten për të këqijat dhe të zezat që i kanë bërë këtij populli gjatë këtyre viteve dështuese, ngase të nesërmes nuk i dihet.

Para disa jave në Bujanoc bënë një protestë 10 minutëshe me fëmijë, e këta si ato pulat e lagura ishin fshehur në mesin e fëmijëve dhe fare nuk vëreheshin . Nuk bënë as edhe një deklaratë publike sepse në xhepat e tyre nuk do të përfundonin parat dhe mëditjet e Beogradit.

Së fundi, na dolën me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë. Po e bojkotojmë regjistrimin për shkak të gjuhës shqipe, deklarohen lugatë publikisht. Rrenë e kulluar. Përse nuk po i bojkotojnë pasaportat apo letër njoftimet që gjithashtu i mungon gjuha shqipe? Kalkulim shume i lehtë, përderisa eurot nuk shkojnë në xhepat e tyre, kinse po mbrojnë interesat e popullit. Bojkoti i regjistrimit paraqet një peshqesh të papritur edhe për Beogradin, pasi që ndryshimi me numrin e popullsisë shqiptare do të bëhet me i lehtë, sidomos me Bujanocin. Ata që i njohin mirë këta lugatë-politikanë nuk e përjashtojnë mundësin e marrëveshjes për ca euro, të Beogradit me kryelugatin e ‘’Luginës’’, deputetin serb, Riza Halimi për bojkot të regjistrimit të popullsisë shqiptare.

Problemet që ka Kosova Lindore janë pasojë e këtyre lugatë- politikanëve e jo vetëm Beogradit. Rruga një-kahe vetëm për Beograd duke u shkëput nga pjesa tjetër e trojeve shqiptare i bënë përgjegjësitë më të mëdhenj këta politikan me prejardhje shqiptare. Na thonë se duan paralelizëm me serbët e Kosovës. Kush i beson llafeve të kota. Këta lugat edhe sot nuk heqin dorë nga Beogradi, përderisa serbët në anën tjetër me privilegje dhe super të drejta, nuk njohin fare institucionet e Prishtinës.

Këta nuk kanë mendjen te populli, por te xhepi i tyre. Deputeti serb edhe pse para shpartallimit partiak të PVD-ës, tani edhe në Bujanoc pasi në Preshevë që moti ka vdekur klinikisht, e ka rregulluar punën që të rizgjedhet edhe një mandat si deputet serb, ku sipas ligjit të ndryshuar zgjedhor, pakicës kombëtare i nevojiten vetëm 3000 vota për një deputet republikan. Beogradi do ta shpërblej në shenjë mirënjohje për shkombëtarizimin 21 vjeçar të Kosovës Lindore me një vend në Skupstinen serbe.

Lugati i dytë, Shaip Kamberi, si do që të kaloj me rezultatin zgjedhor e ka vendin e sigurt në KOMRA te Natasha Kandiçi, ku do të vjel fonde të majme në emër të pajtimit të popujve që bënë luftën në ish-Jugosllavi. Lugati i tretë, Nagip Arifi me partin e tij të re PD e dalë nga PVD-ja, do të shkoj në krejt ose asgjë se edhe ashtu nuk kumb gjë. Humbësi me i madh do të jetë aleati i lartë përmendurve, lugati i katërt, Jonuz Musliu nga LPD. Së paku populli do të lirohet nga rrenat e tij për mbrojtjen e vlerave të luftës, ku shkelësi më i madh i atyre vlerave ishte pikërisht ai. Për 10 vite të qenit në pushtet në Bujanoc edhe pse e patën shumicën në parlamentin lokal , PVD dhe LPD, nuk ndërruan me ndonjë emër shqiptar njërën nga 80 rrugët e qytetit dhe institucioneve me emra serb.

Potenciali politik shqiptar i Bujanocit mund të shpëtohet vetëm, nëse kryelugati, deputeti serb, Riza Halimi me dy lugatë e tij, Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, pajtohen që kësaj radhe timonin e komunës t’ia lënë, Jonuz Musliut si shenjë mirënjohje që falë veprës së tij dhe gjakut të dëshmorëve, përmes UÇPMB-ës, këta dy kanë shijuar postet e kryetarit të komunës. Prapë kjo nuk e shfajëson Musliun nga përgjegjësia që ka bërë deri më tani me aleatin e saj PVD-ën, por do të nderonte veprën e dëshmorëve të UÇPMB-ës. Një mrekulli e tillë nuk do të ndodhë, pasi që as njëri nga ta nuk ka burrëri tipike shqiptare dhe janë pionier dhe zbatues të pashembullt të politikës së ‘’birit më të madh të kombeve dhe kombësive tona, shokut Tito’’.

Para disa ditëve PVD-ja, festoi përvjetorin e 21 dhe na kishte sjell një lugat tjetër nga Prishtina me prejardhje nga Bujanoci, i cili për famë kishte ikur në kohën kur i duhej më së shumti vendit të tij. Është fjala për Nexhat Dacin e LDD-ës me retorikën e tij bajate se politika është shkencë si kimia, duke marr guximin të krekosej se shumë vendime politike për ‘’Luginën’’ ishin marr duke zbatuar sugjerimet e tij. Në përvjetor na ishin të pranishëm edhe mysafirë nga ambasada e Shqipërisë në Beograd, por mungoi vetë ambasadori, Shpëtim (Shkatërrim) Çaushi (Kërkushi) për shkak të turpit me Abetaren.

Këta lugatë-zotërinj të PVD-ës, majën e karrierës së tyre e arritën vitin e kaluar me formimin e të ashtuquajturit Këshilli Nacional i Shqiptareve i paralajmëruar si super-mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të shqiptareve, e që në të vërtet i lehtësonte rrugën Beogradit për integrim në BE. Ky këshill ditëve të fundit u kap me ‘’pelë për dore’’ duke pasur përkrahjen edhe të Tiranës zyrtare sipas deklaratës së fundit të Haxhinasto, me rastin e njohur tani për popullin shqiptar ,Abetares pa Identitet, duke ua tronditur thellë lugatëve imazhin e ‘’burrave vizionar të kombit shqiptar’’.

Sipas mitologjisë shqiptare për të zhdukur lugatin, është zakon që të nxjerrim kufomën nga varri dhe ta djegim. Kurse për këta lugatë-politikanë për t’i zhdukur kemi nevojë vetëm t’ua çjerrim maskat me dëshmi të forta dhe mos t’i japim votën.

Besnik HYSA
Bujanoc, 1878

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button