Meta “kërcënon” Ramën: Do ta mbyll në spitalin psikiatrik të Vlorës, Gjiknurin e Afrim Qendron…

Presidenti Ilir Meta tashmë është përfshirë fuqimisht në zgjedhjet e 25 prillit. Ashtu si katër vite më parë, edhe pse zyrtarisht ishte president, edhe tani Meta po del haptazi kundër kryeministrit, duke bërë thirrje për të rrëzimin e qeverisë.

Kohët e fundit i ka ashpërsuar tone duke bërë thirrje se Ramën, pas zgjedhjeve të 25 prillit, nëse opozita fiton, do ta mbyllë në spitalin Psikiatrik të Vlorës.

“Nuk jam këtu për t’u marrë me marrëzitë e njeriut të certifikuar prej kohësh për ç’rregullimet e tij. Këto janë çmenduritë  që vetëm një i marrë mund ti thotë, ashtu sikurse edhe lajmet që shpërndan vetë në media sikur ushtria kishte marrë kontrollin e kullës së Rinasit dhe provokimin e një imazhi të papranueshëm për vendin. Shqiptarët kanë duruar tetë vjet marrëzi të tilla, do të durojnë edhe në ditën që vijnë marrëzi të tjera me intensitet të lartë, por fundi i marrëzisë është 25 prillit. Çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por jo demokracia”, theksoi Meta.

Kreu i shtetit gjithashtu komentoi edhe situatën në Vlorë dhe përplasjet në lidhje me këtë qark. “Vlora u provokua mjaft rëndë, nga një bisedë gjoja telefonike me shaka pa kripë, ku porositej njeriu që duhej të ishte në burg për shkak të zgjedhjeve të manipuluara, sipas dosjes të Dibrës, që t’i bënte edhe tërmet Vlorës. Dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës kanë gjetur një bandit si Afrim Qendro, i cili ka 2 vjet që duhet të ishte burg për çështjen e Astirit, të unazës së Madhe, që kontrollon vlonjatët dhe tenderët, personat në kërkim me qëllim që t’i shantazojë e t’i shtypin vlonjatët. Kjo gjë është e pamundur të ndodhë, sepse Vlora ia ka bërë Fora! Vlora ia ka bërë dhomën gati atij zotërisë, ka atje personal të përshtatëm me përvojë mjekësore për trajtuar person me ç’rregullime mendore, aq më tepër se ai është i certifikuar”, reagoi Meta.

Ndërsa kërcënimet nuk munguan as ndaj Damian Gjiknurit dhe nënkryetarit të bashkisë së Vlorës, Afrim Qendron.

“Kuptohet që për tërmetin e Dibrës (Gjiknurin) që do të përsërisë tërmetin e Vlorës, edhe atë banditin Qendro ata nuk mund të shkojnë spital sepse nuk kanë kartelë, ata e kanë vendin diku tjetër dhe përgjigjen do ta marrin dhe në sheshin e Flamurit më 25 prill. Atje do të jem në Vlorë, është i kapur Edi Rama”, theksoi Meta gjatë një prononcimi për gazetarët nga qyteti i Pogradecit.

Thirrje  SPAK për Patronazhin e PS-së me listat

Presidenti gjithashtu ka folur edhe në lidhje me atë që cilësohet si listat patronazhit të PS-së për zgjedhësit shqiptar.  Ai cilësoi si skandaloze dhe i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë.

“Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e Presidentit të Republikës drejtuar SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit skandaloze, atë të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e PS, në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur, të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dhëna që mbrohen nga ligji dhe që përdoren vetëm për interesin publik apo qëllime shtetërore. Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur, qeveria që do të vijë, jo kjo që ka ikur, edhe nga mendja përveç të tjerave, do të ketë frikë nga populli, askush nuk do të cenojë dhe dhunojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

Back to top button