Mediat greke në panik: Po krijohet Shqipëria e Madhe

Mediat greke analistët në panik!
Mbas marrëveshjes së përbashkët, midis Shqipërisë dhe Kosovës për unifikimin e historisë dhe mësimdhënies së saj në të dy vendet, mediat greke nuk e kanë kaluar në heshtje këtë ngjarje, përkundrazi i kanë kushtuar shumë rëndësi, duke avancuar edhe më tej dhe e kanë quajtur këtë marrëveshje si një hap të madh për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Mediat greke gjithashtu, i kanë dhënë një rëndësi të veçantë edhe marrëveshjes tjetër që Prishtina dhe Tirana, kanë rënë dakord që kjo e fundit të përfaqësojë të parën në nivel diplomatik në ambasadat e saj jashtë vendit.
“Ky vendim do të kufizojë së tepërmi shpenzimet për të dy vendet, si dhe ka një karakter simbolik për një përfaqësim unik të diplomacisë të dy vendeve”, deklaroi para pak ditësh kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Si mediat po ashtu dhe shumë analistë grekë, pohojnë se: “Bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme. Le të kujtojmë këtu se nëse kjo krahinë e ndarë e Serbisë (Kosova sipas grekëve) nuk arrin të fitojë njohjen zyrtare të saj nga shumica e shteteve të botës, me qëllim që të përfaqësohet në të gjithë organizmat ndërkombëtarë si një shtet sovran, atëherë bashkimi i saj me “shtetin ëmë” Shqipërinë, do jetë i pashmangshëm. Ndoshta falë kësaj politike, apo logjike, Tirana zyrtare mund të mos shqetësohet dhe shumë, për faktin se rivalët e saj në Kosovë, nuk kanë mundur të fitojnë njohjen nga shumë shtete të tjera të rëndësishme të botës”.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button