PDIU: Vërehen parregullsi në census, INSTAT të marrë masa

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet deklaroi sot se po ndjek nga afër zhvillimin e procesit të censusit. Fatkeqësisht, ky census ka nisur me parregullsi teknike në të gjithë vendin, duke e rrezikuar realizimin e tij sipas standardeve dhe kritereve ligjore. Plotësimi i formularit të censusit me laps, mosparaqitja e regjistruesve në zonat e tyre dhe probleme të tjera teknike që janë pasqyruar në media rrezikojnë zhvillimin e këtij procesi.
Strukturat e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në rrethe kanë vërejtur se disa rregjistrues nuk e kanë kuptuar dhe nuk e kanë sqaruar ligjin për regjistrimin gjatë procesit. Në rastin e pyetjes mbi kombësinë, disa rregjistrues të patrajnuar siç duhet, u kanë thënë të pyeturve se deklarimi është i lirë pavarësisht të dhënave që kanë në certifikatat personale.
PDIU i bën thirrje INSTAT-it që të marrë masa për të gjithë regjistruesit, të cilët nuk e kanë kuptuar frymën e ligjit. Ligji përcakton qartë se të dhënat që japin qytetarët, qoftë për pyetjet e detyrueshme dhe jo të detyrueshme duhet të jenë të sakta dhe në përputhje me të dhënat zyrtare që ka shteti shqiptar.
Amendamentet e PDIU-së, që janë pjesë e ligjit detyrojnë INSTAT që të dhënat që do të përdoren për statistika të jenë ato në regjistrat shtetërorë dhe jo të dhënat e deklaruara në mënyrë të rreme nga disa qytetarë.
Të gjithë rregjistruesit, qytetarët dhe pjesëmarrës të procesit që do të abuzojnë me këtë proces, jashtë frymës së ligjit dhe sidomos të amendamenteve të propozuara nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të hasen me pasoja ligjore. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të japin të dhëna të sakta, ashtu sikurse janë në regjistrat shtetërorë. Amendamentet e PDIU, që janë pjesë e ligjit, janë e vetmja garanci për objektivizimin e këtij procesi dhe ne do të jemi garant për to.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button