Posterat në Janinë: Vorio-epiriot, deklarohu grek në Shqipëri

Në kulmin e debateve të shumta për regjistrimin ose jo të minoritetit, qyteti më i afërt i Greqisë me Shqipërinë, Janina është gdhirë mëngjesin e djeshëm me postera të shumtë, të cilët i bëjnë thirrje të gjithë Vorio-epiritëve të deklarojnë origjinën e tyre në regjistrimin e popullsisë që është duke u zhvilluar në Shqipëri. “Vorio-epiriot deklaro origjinën tende. Deklarohu grek në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri”. Ky është teksti i shkruar në qindra posterat e shpërndarë në të gjitha muret e Janinës. Referuar mediave të shtetit fqinj, ende nuk dihen autorët e vendosjes së këtyre posterave, të cilët bien ndesh me thirrjet dhe vendimet e marra nga OMONIA dhe PBDNJ, të cilat i janë drejtuar minoritetit grek në Shqipëri, që të refuzojnë Censusin pas sipas tyre, është një mënyrë për të zvogëluar artificialisht numrin e minoritetit në vendin tonë.

Loading...

Nga ana tjetër, banorët e Janinës janë befasuar nga këto postera, pasi prej kohësh nuk ishin parë thirrje kaq të forta për “Vorio- Epirin” në këtë qytet. Posterat mësohet se janë vendosur në orët e para të ditës së djeshme, nga persona ende të panjohur, të cilët më këtë veprim kanë kërkuar që të nxisin minoritarët që jetojnë në qytetin e Janinës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit.
Situata në Gjirokastër
Procesi i regjistrimit vijon me ritme normale në qarkun e Gjirokastrës. Madje krejt ndryshe nga çfarë u deklarua për një bojkot të këtij procesi në zonën e minoritetit etnik grek duket se banorët e kanë mirëpritur regjistrimin, por shumë prej tyre janë konfuz për atë çka po ndodh. Gjatë një vëzhgimi në zonat e minoritetit në dy prej komunave të qarkut të Gjirokastrës, Dropull i Sipërm dhe Dropull i Poshtëm, procesi ka vijuar normalisht madje në disa fshatra ai është thuajse duke u mbyllur.

Por edhe pse e kanë cilësuar këtë veprim demokratik shumë prej tyre janë konfuzë dhe kanë kërkuar që deklarimi i kombësisë të shkruhet greqisht, ndërsa më të paqartë janë në lidhje me këtë proces duke u shprehur se nuk janë të informuar si duhet. E ndërsa thirrjet e bëra nga PBDNJ-ja e Omonia për bojkot nuk munguan, të cilat tashmë gjenden edhe të shtypura në qindra kopje, të cilat janë afishuar në institucione shtetërore e private duke u bërë apel që banorët mos të pranojnë të bëjnë regjistrimin e tyre. Por duket se në pjesën dërrmuese të zonave minoritare kjo afishe është injoruar duke pritur anketuesin e duke vijuar normalisht Censusin. Një banore e fshatit Vanistër shprehet se i ka dhënë të dhënat për atë çka i është kërkuar gjatë Censusit. “Ne i pranojmë të drejtat e shtetit Shqiptar. Japim dhe të dhënat, sepse ne këtu jetojmë por ajo çka duam ne është që të kërkojmë që qeveria mos të ndryshojë faktin që jemi grekë, sepse në jemi grekë, por jetojmë në këtë vend”. Njëri prej anketuesve në fshatin më të madh të minoritetit grek në Derviçian, Mihal Mano thotë se ka regjistruar deri tani të dhënat në 11 familje dhe procesi po vazhdon normalisht. Ai nuk përjashton faktin që një pjesë e banorëve mund të bojkotojnë, por për “Gazetën Shqiptare” thotë se procesi është demokratik.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button