Qeveria të dëbojë konsullin grek të Korçës

Kryetari i PDIU-së deklaroi se shqiptarëve në qytetin juglindor po iu kërkoheshin prova të deklarimit si grekë

Loading...

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kërkoi dje dëbimin e konsullit grek në Korçë, Theodhirus Ikonomus, për shkak të qëndrimeve në kundërshtim me ligjin që mundëson mbajtjen e censusit në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp, Idrizi theksoi se ka të dhëna të besueshme që konsulli grek është duke inkurajuar qytetarët shqiptarë të Korçës të deklarohen si grekë, duke shkelur dispozitat e ligjit. “Tendencat për manipulim po tregohen dhe nga angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë. Në lidhje me qëndrimet e këtij diplomati, të cilin Greqia e mbajti në detyrë, me gjithë kundërshtimet e shtetit shqiptar, pikërisht për të manipuluar procesin e censusit, ne bëjmë thirrje dhe një herë që ai të nxirret sa më shpejt jashtë vendit si person i padëshiruar”, deklaroi Idrizi duke i bërë thirrje përfaqësuesve të qeverisë shqiptarë si një aleat i saj. Sipas Idrizit, është pikërisht Theodhirus Ikonomus personi i cili i nxit shqiptarët në Korçë që deklarohen si grekë të kërkojnë fotokopje të formularit, në mënyrë që ato më pas të dorëzohen në konsullatë. “Përfaqësuesit e minoritetit që ankoheshin se gjoja amendamentet tona cenonin anonimitetin e deklaruesit, duhet të dinë se ky anonimitet nuk cenohet kur të dhënat personale mbeten përkohësisht brenda INSTAT-it. Ato cenohen kur dorëzohen pranë një shteti të huaj. Ne i bëjmë thirrje organeve kompetente që të marrin të gjitha masat e duhura që ky njeri të mos zhvillojë veprimtarinë e tij antishqiptare”, argumentoi dje Idrizi, duke i bërë thirrje të gjithë autoriteteve në vend të marrin masa për këtë fenomen, duke penalizuar të parin konsullin grek në Korçë.

Por sipas Idrizit, personat të cilët deklaronin në mënyrë të rreme etninë e tyre duhet të ishin të qartë se do të penalizoheshin me 100 mijë lekë të reja për person. “Institucionet përgjegjëse kanë përcaktuar procedurën për eliminimin e deklarimeve të rreme dhe askush nuk mund të ketë sukses në këtë ndërmarrje të sponsorizuar nga jashtë. Vendosja e gjobave gjithashtu është e garantuar, ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që mendon se mund të manipulojë, i joshur nga jashtë, se gabon”, bëri të qartë Idrizi. Nga ana tjetër, kreu i PDIU-së deklaroi se nga institucionet përgjegjëse për censusin nuk duhet të lejoheshin dhe deklarimet që familjarët e personave që kanë emigruar jashtë Shqipërisë, kërkonin të bënin. “Ne i kërkojmë regjistruesve të bëjnë kujdes me regjistrimin e jorezidentëve.

Ne besojmë se me jorezidentët që banojnë në Greqi, mund të bëhen manipulime të mëdha, me dokumente të rreme, të siguruara në këmbim të pensioneve, të dokumenteve”, vuri në dukje Idrizi. Si drejtues i partisë që bëri të mundur shtimin e gjobave në ligj për të gjithë ata që do të abuzojnë me ndërrimin e etnisë, Idrizi premtoi mbështetjen e PDIU-së gjatë gjithë procesit të regjistrimit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button