Shqipëria e Kosova, një konsullatë

Shtetasit e Kosovës që jetojnë në shtete të tjera, shumë shpejt do të mund t’u drejtohen konsullatave të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, për të cilat, në mungesë të konsullatës së shtetit të tyre, është dashur të vijnë në Kosovë.

Loading...

E njëjta gjë do të vlejë edhe për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, të cilët jetojnë në vende ku nuk ka përfaqësim konsullor nga shteti i tyre. Kosova nuk ka Konsullatë në Turqi, ndërsa Shqipëria po.

Sipas marrëveshjes, parashihen që dy përfaqësues konsullorë të Kosovës të vendosen në konsullatën e Shqipërisë dhe të ofrojnë shërbime konsullore për shtetasit e Kosovës.

Dhe e njëjta do të vlejë për shtetasit e Shqipërisë në konsullatën e Kosovës, për shembull atë në Frankfurt të Gjermanisë.

Pajisja me letërnjoftime, pasaporta, çertifikata të lindjes, e të tjera, do të jenë disa nga shërbimet konsullore të cilat pritet të ofrohen që nga muaji i parë i 2012-ës.

“Secili qytetar do të mund të kryejë pranë misionit konsullor të Shqipërisë në Stamboll të gjitha shërbimet konsullore, sikur edhe në një konsullatë tjetër të Kosovës, por vendndodhja e misionit tonë konsullor do të jetë në kuadër të konsullatës së Shqipërisë. Por aty do të jetë një staf konsullor i Kosovës, që do të ofrojë shërbime vetëm për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Ibrahim Gashi, zv/ministër i Jashtëm i Kosovës.

Zëvëndësministri Gashi thotë për Top Channel se Kosova është duke shqyrtuar mundësinë që në të ardhmen të arrijë marrëveshje të tilla edhe me shtete të tjera të rajonit.

Marrëveshja e tillë pritet që të nënshkruhet brenda këtij viti, ndërsa firmat e tyre pritet t’i vënë, në emër të Shqipërisë kryeministri Sali Berisha, ndërsa në emër të qeverisë së Kosovës kryeministri Hashim Thaçi, ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button