“Shqipëria natyrale” shihet me dioptri të ndryshme

Në Mal të Zi, që nga momenti i daljes në skenën politike të idesë së Shqipërisë natyrale, të lansuar nga Koço Danaj, mediat e Podgoricës turren te politikanët shqiptarë për të vlerësuar këto “mesazhe”, shkruan KosovaLive. Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, Nikollë Gegaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, duke komentuar pohimet e Koço Danajt nga Tirana, se “ekziston rreziku i luftës së tretë balkanike” nëse Brukseli dhe Uashingtoni nuk e pranojnë idenë e “Shqipërisë natyrale” që prek edhe disa pjesë të Malit të Zi, deklaron se “kjo tezë është anakronike dhe jonatyrale”.

Loading...

Sipas Gegajt, Mali I Zi nuk duhet të frikësohet nga Shqipëria, e aq më pak nga shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Ata janë të vetëdijshëm se së afërmi do të jetojnë bashkërisht me bashkëkombasit e tyre në kuadër të shtetit që nuk njeh kufij, e ky është Bashkimi Evropian.

Karshi tij, lideri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi thotë se çdokush ka të drejtë të shfaqë mendimin e vet, pra edhe analisti Koço Danaj.

Bardhi, me këtë rast, më shumë përqendrohet mbi statusin e pazgjidhur të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, në vend që të avancohet, ajo po kthehet pas. Këtë më së miri e dëshmon Kodi zgjedhor i miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi, që lë shqiptarët pa të drejtat e arritura”,- shprehet Bardhi, duke kërkuar që këto të drejta të zgjidhen në frymën e barazisë, të së drejtës e demokracisë, por me dialog.

Ai nënvizon se në debatin e ardhshëm në Parlament mbi Ligjin e organizimit territorial, ku deputetët shqiptarë kanë deponuar amendament mbi Komunën e Malësisë me qendër në Tuz, Mali i Zi do të jetë në një provim të madh.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button