Shqipëria U-17 hyn në histori

Pasi ka përshëndetur në shqip ata pak tifozë në aeroportin “Nënë Tereza”, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ai që udhëhoqi kombëtaren tonë të U-17 drejt historisë shprehet optimist për të ardhmen e lojtarëve të rinj kuqezi.

Loading...

“Qëllimi ynë ishte të arrinim një nga 2 vendet e para, dhe këtë ia arritëm. i motivoja lojtarët duke i thënë se ju do të hyni në histori. Jam i kënaqur nga paraqitja e tyre. Në këtë brez ka lojtarë që do të jenë pjesë e kombëtares A, por me ta duhet të punojnë akoma më shumë. Ky është një proces i gjatë, por gjithsesi duhet të punohet shumë me ta. Përsa i përket raundit të ardhshëm, do të synojmë vendin e parë, pasi nuk kemi se çfarë të humbim”.

Nga faza elite e Kampionatit Europian U-17 që do të zhvillohet në praverë të vitit 2012, do të marrin pjesë 24 ekipe dhe vetëm shtatë të parat e grupeve do të kualifikohen për në fazën finale të aktivitetit Europian për këtë grupmoshë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button