Tanja Fajon: Kosova duhet të presë dy vjet, vizat hiqen në 2014

Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon, ka deklaruar se Kosova duhet të presë së paku edhe dy vjet për liberalizim vizash.

Loading...

“Do të duhen edhe dy vjet derisa Kosova të fitojë regjimin pa viza për në shtetet e BE-së. Nga Prishtina do të kërkohet që t’i plotësojë kushtet teknike”, ka thënë Fajon për të përditshmen e Novi Sadit, ”Dnevnik”, transmeton telegrafi.

Ndërkaq, sa i përket numrit të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit, Fajon ka thënë se për Serbinë, numri i tyre nuk do të ndikojë në marrjen e statusit të kandidat për BE.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë më herët pati raportuar se nga 10.300 kërkesa të përgjithshme, Serbia, së bashku me Kosovën, ka qenë vendi i tretë për nga numri i azilkërkuesve në 44 shtete të zhvilluara.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button