Vetëvendosje rrotullon edhe një kamion nga Serbia

Në magjistralen Besianë-Prishtinë, afër fshatit Lupç, të enjten pasdite, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje rrotulluan sërish një maune me mallra të Serbisë, me tabela të Serbisë, të ngarkuar me materiale ndërtimore.

Loading...

“Kjo Qeveri e cila po i toleron strukturat ilegale te Serbisë, po i vazhdon negociatat pa kushte me një shtet armik, i cili nuk na njeh ekzistencën, për më tepër ka edhe gadishmërinë për të hyrë në dialog politik me Serbinë, nuk ka as vullnet e as qëllim t’i mbrojë interesat e popullit e të vendit”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje.

“Qeveria e Kosovës nuk po e mbron interesin e shtetit dhe të popullit të Kosovës, për më keq po i lejon mallrat e Serbisë ta vërshojnë tregun e Kosovës e ta mbysin prodhimin vendor. Bilanci tregtar në raport me Serbinë që nga data 16 shtator është mbi 2000 maune me mallra serbe, me 40 maune me mallra të Kosovës, të shantazhuar të përdorin dokumentet e strukturave ilegale serbe në Kosovë”.

“Në një situatë të tillë, qytetarët dhe subjektet politike janë të detyruar të mbrojnë interesin politik dhe ekonomik të vendit. Në mungesë të veprimeve nga ana e intitucioneve të Kosovës, ne do t’i vazhdojmë aksionet tona politike, kundër të gjitha veprimeve në dëm të ekonomisë dhe shtetit”, thuhet në komunikatë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button