AK: Nuk na duhet monument tjetër për pavarësinë, Berisha të tërheqë propozimin

Pas debateve për datën e çlirimit tani duket se do të kemi diskutime të forta edhe lidhur me pavarësinë. Për 100 vjetorin e pavarësisë, kreu i qeverisë Sali Berisha njoftoi hapjen e një konkursi për realizimin e një monumenti me rastin e kësaj date.

Loading...

“Duhet të hapet menjëherë konkursi për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e saj. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë më 28 nëntor”, u shpreh ai në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Lidhur me këtë reaguan deputeti i Vlorë për PS Eldar Deda dhe drejtori i Qendrës së Kulturore Vlorë, Istref Dobi.

Ndërsa sot ka reaguar edhe “Aleanca Kuqezi”. Në një deklaratë për mediat, AK është shprehur se “historia nuk mund të zhbëhet edhe pse ajo shkruhet shumë herë”. AK është kundër një monumenti tjetër për pavarësinë pasi sipas tyre kjo do të zhvlerësonte monumentin që ndodhet në Vlorë.

“Historia bëhet vetëm një herë edhe pse shkruhet 100 herë, ajo nuk mund të zhbëhet. Jemi kundër një monumenti të ri të pavarësisë dhe do mbrojmë me çdo mënyrë simbolin e pavarësisë në Vlorë”, thuhet në deklaratën e AK-së.

* * *

Pas propozimeve të kryeministrit për rishikim të akteve historike në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, nuk kanë munguar deklarata dhe nota pakënaqësie nga qyteti “simbol” i pavarësisë, Vlora. Deputeti Eltar Deda e ka cilësuar deri provokim deklaratën e kreut të qeverisë, ku historia nuk mund të zhbëhet vetëm për një moment, ndërkohë që përfaqësues të kulturës pohojnë se nuk ka asnjë përgjigje për nisjen e organizimeve në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për gjithë shqiptarët.

“Është provokimi më i rëndë që një kryeministër mund t’i bëjë vendit të tij, qytetarëve të tij, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit. Nuk mund të zhbëhet historia për të zhbërë një qytet, pasi kryeministri ka vite që qytetin e Vlorës e ka lënë pas dore për investimet në këtë qytet. Tashmë ai ka prekur jo vetëm qytetarët e Vlorës, jo vetëm banorët e Vlorës, por edhe gjithë kombin shqiptar në një pikë shumë të rëndësishme, që është ajo e pavarësisë dhe e krijimit të shtetit shqiptar. Qyteti i Vlorës, ai shesh, ai monument, prej shumë vitesh është kthyer në një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët, gjithë kombin shqiptar. Prandaj, ngelet detyrë e kryeministrit që ta tërheqë atë mendim në raport me 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar dhe të sqarojë gjithë popullin shqiptar, se çfarë qëllimesh fshihen pas deklarimeve të tilla. E theksoj, nuk mund të zhbëhet historia vetëm për një moment”, tha Deda.

Në të njëjtën linjë është e reagimi i drejtorit të Qendrës Kulturore Vlorë, Istref Dobi. Në një prononcim për “Shekullin”, Dobi u shpreh se Vlora duhet të jetë kryeqendra e festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë.

“Ne si institucione kulturore të Vlorës kemi bërë një set projektesh për t’i paraqitur pranë qeverisë shqiptare, por edhe pse jo disa edhe në nivel lokal. Këto kanë të bëjnë me aktivitetet kulturore, pasi kjo do të jetë një festë gjigante, ku do të ketë edhe investime në rrugë, godina, etj, por mbi të gjitha duhet të parë si një festë. E dëgjova lajmin mbrëmë dhe këtu në Vlorë duke filluar nga muzeu i pavarësisë, duhet të kenë prioritet, për të treguar se Vlora dhe vetëm Vlora duhet të jetë epiqendra e gjithë aktiviteteve të pavarësisë. Historia e ka treguar se ky është qyteti ku u ngrit flamuri dhe këtu duhet të përqendrohet vëmendja e aktiviteteve. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, është për 364 ditë, por për atë ditë Vlora duhet të jetë kryeqendra e të gjithë festimeve për këtë ditë. Në fakt anashkalimet po duken. Unë para treditësh kam kërkuar një takim me zv ministren e kulturës, znj. Turku dhe pres të bisedoj me të për këto probleme”.

Një ditë më parë, Berisha u shpreh se konsolidimi i shteti shqiptar u bë gjatë mbretërisë dhe kërkoi ndryshimin e historisë.

“Duhet të nderojmë mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet. Themelet e shtetit u hodhën në Vlorë, por u konsoliduan gjatë mbretërisë së Zogut të I. Në të gjithë kompleksitetin e historisë është e domosdoshme të dalin të vërtetat historike”, u shpreh Berisha. / Anila Peçi

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button