Akademiku maqedonas: Shqiptaria po na zapton territoret tona

SHKUP- Akademiku Blazhe Ristovski, hartuesi i ” Enciklopedisë Maqedonase” ka akuzuar shqiptarët se po zaptojnë sipas tij territore maqedonase. Duke e cilësuar këtë pretendim si një fakt të kryer, Ristovksi tha se kjo situatë tashmë përbën një problem serioz për Maqedoninë, e cila sipas tij s’mund ta lejojë më diçka të tillë. Këto deklarata, Ristovski i ka bërë nga Shkupi, në datën 9 nëntor, gjatë një interviste të dhënë për televizionin “Nasha TV”.

Loading...

 “Ne si vend presionin më të madh e kemi nga shqiptaria. Ajo po zë territore dhe ky është presioni më serioz. Ky presion duhet patjetër të zgjidhet nga ne. Nuk mund të lejojmë që gradualisht të na zaptohet territori, sepse kemi pastrim etnik edhe sot dhe këto janë probleme serioze”- ka theksuar akademiku Ristovski. Ai gjithashtu ka komentuar edhe figurën e Ali Ahmetit, kryetarit të partisë shqiptare në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim. “Trimëritë që po i tregon zotëriu Ahmeti, po ndodhin tani sepse Parlamenti i fali gjynahet. Derisa nuk ishin të falur ku ishte ai për të folur dhe pse atëherë e mori kallashnikovin”, deklaroi Ristovski. Si kërcënim tjetër për Maqedoninë ai ka përmendur Bullgarinë dhe planet e saj përmes dhënies së shtetësive për qytetarët maqedonas, për mosnjohjen së kombit dhe gjuhës maqedonase.

Ai ka theksuar se politika bullgare sot po punon për të tërhequr qytetarët maqedonas përmes dokumenteve personale. “Sot qindra qytetarë tanë kanë votuar për zgjedhjet në Bullgari dhe regjistrimin. Kjo do të thotë se nga kjo anë kemi një lloj presioni”, theksoi Ristovski, hartuesi i “Enciklopedisë Maqedonase”, e cila nxiti debate për shtrembërimin e fakteve historike dhe përmbajtjes ofenduese dhe trilluese trilluese për shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë në datën 3 shtator për “Gazeta Shqiptare”, ambasadori ynë në Shkup, Arben Çejku ngriti shqetësimin se në institucionet
edukative si dhe në ato që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë e poshtërojnë historinë e kombit shqiptar. Duke sjellë në vëmendje përmbajtjen e “Enciklopedisë Maqedone”, ai arriti gjithashtu në konkluzionin se “në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet”.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button