Aleanca Kuq e Zi, festë apolitike për shpalljen e pavarësisë

Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë njoftuar sot nga Vlora përgatitjen e një koncerti mbarëshqiptar për festën e Pavarësisë. “Një festë tërësisht kuq e zi dhe jashtë politikës”, janë shprehur përfaqësuesit e Aleancës, ndërsa në podium ka munguar kreu i saj Kreshnik Spahiu. Ky i fundit ka ndjekur aktivitetin nga ambientet ngjitur, ndërsa i është bashkuar më pas takimit të zhvilluar me mbështetës të kësaj lëvizje, pa praninë e mediave. Spahiu këtë herë nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për shtyp, duke preferuar t’i japi takimit thjesht ngjyrat e një organizimi, shpjegimit e të cilit ua ka lënë përfaqësuesve të tjerë.

Loading...

Avokati Ardi Dauti njoftoi për këtë ngritjen e një komisioni për përgatitjet festive, pjesë e të cilës do të jenë nga të gjitha trevat shqiptare. Për një festim apolitik, aleanca ka programoruar që festimet të mbahen me 26 nëntor. Një flamur gjigan pritet të mbulojë sheshin e flamurit me 26 nëntor. AK shprehet se festa e pavarësisë nuk është për politikanët por për patriotët.

Vetëm pak kohë publikimit të himnit të Aleancës, këngëtari Erion Korini, rikonfirmoi në emër të këngëtarëve që janë pjesë e kësaj Aleance, emrat e Lorik Canës, Gjergj Jorgaqit, Tuna, Genta Ismaili dhe nderi i kombit Reshat Arbana. “Ti bashkohesh kësaj lëvizje me ngjyra kombëtare, të kërkosh të drejtën tënde, brenda kësaj force”, ishte thirrja nëpërmjet së cilës Korini u kërkoi qytetarëve vlonjatë të mbështesin këtë lëvizje. Më pas përfaqësuesit kërkuan të vijonin takimin pa praninë e mediave.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button