Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë askush

Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë askush, pasi është çështja e vullnetit të shqiptarëve. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një intervistë në emisionin “Rruga Drejt…” të Alsat, u shpreh se vetëm klasa politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni mund të pengojë bashkimin e shqiptarëve.

Loading...

“Duhet ta heqim nga mendja e çdo kujt, bashkimin nuk mund ta ndalë askush. E dini se kush mund ta pengojë, kthehem tek pyetja juaj, po klasa politike që qeverisë Shqipërinë, që Qeverisë Tiranën dhe Qeverisë Prishtinën. Klasa politike që kontrollon parlamentet në Tiranë Shkup Prishtinë. Nuk mund të ketë një popull i cili do të bashkohet dhe një klasë politike e cila do të rrimë të ndarë, sepse bëjnë llogaritë, po u bashkuam me njëri tjetrin a rrimë dot në pushtet ne, po u bashkuam me njëri tjetrin a fusim dot kaq deputet në parlament?”, deklaroi Spahiu.

Spahiu madje vlerëson se shqiptarët nuk mund të integrohen të ndarë në BE. Sipas tij shqiptarët në Bruksel do të shkojnë si një shtet. Spahiu kërkoi nga shqiptarët në Maqedoni, që të flasin vetëm shqip.

“Flisni vetëm shqip, të flasim vetëm shqip, dhe të refuzojmë gjuhën e atyre që refuzojnë, gjuhën e atyre që urrejnë, gjuhën e atyre të cilët thonë një shqiptar është i mirë kur është i vdekur. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë gjë. Shqiptarët duhet të flasin vetëm shqip, dhe mos e bëjnë pjesë të kompromisit për të pasur një post apo detyrë, një ofiq në politikë, shqiptarët duhet të bëhen bllok për të mbrojtur interesat e gjithë kombit shqiptar”.

“Edhe maqedonasit duhet të mësojnë të komunikojnë me gjuhën tonë, nëse ata refuzojnë të flasin shqip, edhe shqiptarët duhet të refuzojnë të flasin gjuhën e tyre”, u shpreh Spahiu.

I pyetur nëse do ishte mirë që katër komunat serbe ti bashkëngjiten Serbisë, ndërkohë shqiptarëve të Kosovës tu bashkëngjitet Lugina e Preshevës, Spahiu ka thënë: “Jo, ato janë territore të përcaktuara dhe janë shqiptare, nëse duhen negociata, duhen vetëm për Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës nuk mund të këmbehet me territore tjera dhe në këtë kontekst jam i bindur se jemi në sinkron të plotë me faktorin ndërkombëtar me Komisionin Evropian dhe Qeverinë Amerikane”, tha Spahiu.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button