BDI i përgjigjet Ristovskit për akuzat ndaj shqiptarëve

Loading...
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti

Shkup, 10 nëntor- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka vlerësuar se deklaratat e hartuesit të “Enciklopedisë Maqedonase”, Bllazhe Ristevski nuk meritojnë të komentohen, ku ky i fundit kishte pohuar për “Ora News Live” se Maqedonia ka problem me shqiptarët ku mes tjerash kishte komentuar edhe figurën e Ali Ahmetit.

“Nuk meritojnë të komentohen qëndrimet e një relikti ksenofobik nga arkivat e Millosheviqit i cili dikur bënte harta për ndarjen e Maqedonisë dhe përpiloi një kuazi- Enciklopedi e cila u refuzua madje edhe nga kolegët e tij akademik maqedonas.

Është më se e qartë se ai jeton në një kohë tjetër dhe prandaj nuk mund t’i kuptojë as rreziqet e as perspektivat e këtij vendi. Pra, ky nuk mund të jetë problemi jonë, por vetëm i atij”, ka thënë në partinë e Ahmetit.

Bllazhe Ristevski ka deklaruar: “Ne si vend presionin më të madh e kemi nga Shqiptaria. Ajo po zë territore dhe ky është presioni më serioz. Ky presion duhet patjetër të zgjidhet nga ne. Nuk mund të lejojmë që gradualisht të na zaptohet territori, sepse kemi pastrim etnik edhe sot dhe këto janë probleme serioze”, ka thënë akademiku Ristevski.

Duke komentuar figurën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti ai ka thënë se “trimëritë që po i tregon zotëri Ahmeti, po ndodhin tani sepse Parlamenti i fali gjynahet”.

“Derisa nuk ishin të falur ku ishte ai për të folur dhe pse atëherë e mori kallashnikovin”, ka shtuar Ristevski. Si kërcënim tjetër për Maqedoninë ai ka përmendur Bullgarinë dhe planet e saj përmes dhënies së shtetësive për qytetarët maqedonas, për mosnjohjen së kombit dhe gjuhës maqedonase.

Ai ka theksuar se politika bullgare sot po punon për të tërhequr qytetarët maqedonas përmes dokumenteve personale.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button