Gjirokastër, grabiten 27 ikona 200-vjecare të Ikonostasit, kapet autori

GJIROKASTER-Plot 27 ikona 200-vjecare të Ikonostasit janë vjedhur në kishën e Shën Thanasit në fshatin Bularat të Gjirokastrës ndërsa policia ka identifikuar dhe ndaluar autorin e grabitjes.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se kisha është vjedhur gjatë natës, pasi ishin prerë dritat dhe më pas nëpërmjet dritares është hyrë në brendësi të kishës.
“Dy ditë më parë, vjedhesit kanë hyrë në kishën “Shën Thanasi”, në fshatin Bularat, rreth 25 km larg Gjirokastrës, duke grabitur 27 ikona mbi 200-vjeçare”, thuhet në komunikatën e policisë. “Vjedhja është bërë me qëllim përfitimi”, specifikon policia.

Loading...

“Niko Cokaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar, dyshohet si autori kryesor i grabitjes, tashmë i ndaluar, ndërsa dy bashkëpunëtore e tij nga Libohova, janë shpallur në kërkim”, thanë burimet zyrtare “Ky objekt fetar është vjedhur pesë herë gjatë 20 viteve të fundit”, sipas policisë.

Cokaj para një muaji është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e Prokurorisë së Gjirokastës, pasi ka dhunuar dhe prishur varret e “Rilindasëve”, si dhe para një muaji është kapur nga banorët e fshatit Bularat brenda varrezave ku përpiqej të vidhte pjesë bronxi dhe bakri të varreve.

Kisha e “Shën Thanasit” është një nga dy objektet fetare që ekzistojnë në fshatin Bularat. Ajo ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1000 metra katrore dhe eshte objeki mbi dyshekullor me harkate, këmbanore, hajate, koçek, trapezeri etj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button