Korçë, pagëzime masive në emër të Vorio-Epirit

Vetëm pak kohë pas largimit të konsullit grek nga Korça, i cili do të mbahet mend gjatë për deklaratat e tij të forta pro greke, një tjetër shoqatë ekstremiste zbarkon në Korçë, këtë herë duke kryer fushata pagëzimi në fshatrat e këtij qyteti. SFEVA (Komiteti Koordinues Studentor për të Drejtat e Epirit të Veriut), vetëm pak ditë më parë ka iniciuar dhe sponsorizuar pagëzimin e 19 personave nga fshati Polenë i Korçës si dhe 8 martesa. Në të gjitha rastet, kanë qenë përfaqësuesit e SFEVA-s ata që kanë drejtuar proceset e pagëzimit dhe kanë financuar të gjitha shpenzimet. Në faqen e saj zyrtare, kjo shoqatë bën të ditur se do të vijojë të sponsorizojë pagëzimet për të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit Vorio-Epirot të cilët, për një arsye apo një tjetër, nuk janë pagëzuar deri më tani. Referuar gjithnjë njoftimit të vet SFEVA-s, procesi i pagëzimit është zhvilluar në Katedralen e Korçës.

Loading...

Pagëzimi
“Atmosferë të krishterë kanë parë 60 anëtarë dhe miq të SFEVA-s ditën e përvjetorit kombëtar të “JO”-së në qytetin e Korçës. “Më datë 29 tetor 19 vëllezër nga fshati Polenë, të moshës 8-55 vjeç, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë qenë të pagëzuar deri më tani, morën pjesë në sakramentin e shenjtë të pagëzimit dhe u bënë anëtarë të kishës sonë ortodokse “, – thuhet në njoftimin e shoqatës SFEVA. Më tej, thuhet se “Në fshatin Polenë, SFEVA ka ndërtuar kishën e këtij fshati. Prifti i fshatit ka raportuar 2 vjet më parë, i shqetësuar për faktin se disa banorë të krishterë ishin të papagëzuar. Ne u bëmë aksionerët e këtij debati dhe u përpoqëm për t’u dhënë informacionin e duhur të gjithë fshatarëve për t’u pagëzuar dhe se në këtë mënyrë mund të marrin pjesë në misteret e kishës sonë dhe nuk janë të privuar nga hiri i Shpirtit të Shenjtë”, – bën të ditur kjo shoqatë.
Ndër të tjera thuhet se pas kësaj pune të bërë prej SFEVA-s, 19 persona nga shati Polenë vendosën të pagëzoheshin dhe të bëheshin të krishterë ortodoksë. Ndërkohë, mësohet se për arsye praktike sakramenti i pagëzimit u zhvillua në Katedralen e Korçës, ku ka një pagëzimore. “Përfshirja e tre priftërinjve, por edhe e vullnetarëve, çoi në një atmosferë emocionesh të forta të pagëzimit të parë në grup i ndodhur në Korçë, pas rreth 15 vitesh”, – theksuan priftërinjtë e kishës.

Ceremonia
E gjithë ceremonia e pagëzimit është zhvilluar në gjuhën greke, me përjashtim të disa momenteve ku prifti i Polenës përkthente në fillim të ceremonisë udhëzimet që jepeshin nga priftërinjtë e ardhur nga Greqia. Ndërkaq, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së pagëzimit, të gjithë pjesëmarrësit janë drejtuar për në fshatin Polenë ku është shtruar një darkë në nderim të 19 të pagëzuarve. Gjithashtu mësohet se në të njëjtën ditë në kishën e fshatit u bë lidhja në martesë për 8 çifte të moshës 30 deri në 60 vjet. “Dhe këtu ishte një gëzim i madh për ne të gjithë,se si vëllezërit tanë legalizojnë marrëdhëniet martesore para Zotit dhe pranojnë bekimin e kishës në jetën e tyre”, – shkruan SFEVA.
“Ne e lavdërojmë Perëndinë e shenjtë për përfundimin e suksesshëm të kësaj përpjekjeje dhe ngrohtësisht falënderojmë të gjithë ata, që në mënyrë të dukshme ose jo, kanë kontribuar shumë në përgatitjen e suksesshme të kësaj ceremonie. Është e sigurt se lidhjet tona me fshatin Polenë do të forcohen më tej dhe për pjesën tonë, ne premtojmë se do të qëndrojmë pranë banorëve të saj, të cilët, me seriozitet, stabilitet dhe zell, deklarojnë në çdo rast besimin ortodoks dhe ndërgjegjen greke”, – deklaron shoqata SFEVA në faqen e saj të internetit. Përveç kësaj, kjo shoqatë ka informuar të gjithë banorët e fshatrave Vorio-Epirote, se gjatë Krishtlindjeve do të kenë kënaqësinë të financojnë dhe të mbështesin pagëzimin e secilit besimtar.

Çfarë është SFEVA?
Në faqen zyrtare www.sfeva.gr, shpjegohen qëllimet e kësaj shoqate. Atje thuhet se “Komiteti Koordinues Studentor për të Drejtat e Epirit të Veriut (SFEVA) u themelua në 1982 nga studentët dhe shkencëtarët e rinj me besim në ortodoksinë dhe Greqinë. Ata u indinjuan thellë nga tragjedia e helenizmit të Epirit të Veriut dhe u frymëzuan nga lufta e mitropolitit të Mitropolisë së Shenjtë të Konuicës, Sevastianos, i cili zgjoi helenizmi në një kohë kur çështja e Epirit të Veriut ishte e harruar nga grekët dhe kur brezat e rinj injoruan edhe vetë ekzistencën e Epirit të Veriut. Qëllim i këtij Komiteti është promovimi i çështjes së Epirit të Veriut në çdo mënyrë të mundshme, objektivi i informimit të publikut dhe asistencë në disa mënyra të helenizmit për të bërë të munduar jetesë dhe lulëzimin në Epirin e Veriut”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button