Maqedonia vazhdon të bllokojë eksportin e produkteve nga Kosova

Maqedonia vazhdon të bllokojë eksportin e produkteve të miellit nga Kosova. Përfaqësues të Kompanisë M&Sillos thonë se që nga muaji gusht i këti viti shteti maqedonas ka bllokuar kalimin e produkteve të tij me arsyetimin se janë duke mbrojtur produktet vendore. Oda Ekonomike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkojnë nga institucionet e vendit që të ndërrmarrin hapa reciprok.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë thanë se ka indikacione nga Maqedonia që të zhbllokojë produktet e miellit pas deklaratës së ministres Mimoza Kusari Lila që kjo është shkelje marrëveshjes së CEFTA-s dhe se Kosova do të reagojë në mënyrë reciproke.
Zyrtari i Ministrisë së Tregtisë , Bernard Nikaj shton se edhe komesariati i CEFTA-s është i alarmuar për këtë çështje pasi sipas tyre një gjë e tillë është duke ndodhur edhe me shtete tjera dhe se do të debatohet në takimin e radhës.
Ndërsa Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar se as Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjen me Kosovën sa i përket tregtisë së lirë dhe se Kosova ka gabuar që ka filluar menjëherë implementimin e kësaj marrëveshjeje para se të zbatohen ato për qarkullim të lirë. Sipas tij në Serbi mund të tregtohet vetëm me dokumente të strukturave paralele.
Bernard Nikaj këshilltar nga Ministria e Tregtisë e ka hedhur poshtë këtë kritikë duke afruar dokumente nëpërmjet të cilave prodhuesit e vendit kanë tregtuar në Serbi ku figuron vula e Kosovës edhe ajo e Serbisë.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button