Mediat greke për Shqipërinë: Naftë dhe gaz pa fund në vendin fqinj

Shumë optimiste kanë rezultuar kërkimet e fundit të kryera në zona të ndryshme të Shqipërisë, për zbulimin e burimeve të reja të hidrokarbureve.
Kompania e famshme, Sky Petroleum, e cila kooperon në Shqipëri, ka kryer një sërë kërkimesh në shumë zona të ndryshme të Shqipërisë, në përgjithësi në pjesën jugore të vendit, për të zbuluar burime të reja gazi dhe nafte.
Kompania Sky Petroleum, para pak ditësh në një deklaratë të sajën për shtyp, bëri të ditur se në bashkëpunim me këshilltarët dhe specialistët e saj, në fushën e hidrokarbureve, analizuan të dhënat e mbledhura nga 10 zona të ndryshme të vendit, ku ishin kryer më parë kërkime për hidrokarbure, se në tre nga këto zona rezultoi të jenë të pasura me gaz dhe naftë. Kompania i ka propozuar qeverisë shqiptare, që në të tria këto zona të nisë punimet për shfrytëzimin e pasurive të hidrokarbureve.
Sipas analizave të bëra, rezultoi se në Palokastër ka burime nafte dhe se duhen filluar shpimet me sistemin up-dip.
Gjithashtu, në zonën e Kaninës, kompania propozon që kërkimet të vazhdojnë edhe në aty ku burimet e hidrokarbureve mund të ndodhen në zona të ndara, ndaj dhe insiston që kërkimet të kryhen në mënyrë më të specializuar.
Mediat greke kohët e fundit po i rezervojnë një rëndësi të madhe Shqipërisë, duke ndjekur nga afër çdo ngjarje.
Le të kujtojmë këtu, se pak ditë më parë, ato i ishin referuar marrëveshjes së Shqipërisë me Kosovën, që kjo e fundit të përfaqësohej në ato vende të botës, që nuk ka marrëdhënie diplomatike, nëpërmjet ambasadës shqiptare të instaluar në ato vende.
Si dhe më pikantja; gjithmonë sipas mediave greke, ishte unifikimi i historisë së Shqipërisë me atë të Kosovës dhe mësimi i saj në të dy vende.

Loading...

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button