Protesta mbyllet me sulm mbi pemën e Vitit të Ri, Policia shoqëron dhjetëra persona

Pas rreth dy orësh ka përfunduar edhe protesta e pestë në Tiranë.

Pas marshimit nëpër Tiranë dhe sulmeve mbi policinë dhe sinjalistikën rrugore, protestuesit u mblodhën sërish në sheshin ‘Skënderbej’.

Në një moment tensioni ata sulmuan pemën e Vitit të Ri si dhe gardhin metalik të vendosur nga forcat e rendit për të ruajtur dekorin festiv.

Ndërkohë që Policia shpërndau turmën duke nisur edhe arrestimet e disa prej të rinjve.

Të dielën në orën 18.00 për të pestën ditë me radhë disa të rinj nisën protestën duke kërkuar largimin nga detyra të Ardi Veliut.

Në tubim nuk munguan as figura politike si ish-deputetët e LSI Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu.

Back to top button