Në Manastir u mbajt festivali “Zëri i Alfabetit 2011”

Mbrëmë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Manstir u mbajt festivali i dedikuar Kongresit të Manastirit “Zëri i Alfabetit” me këngë e valle dhe me disa recitale.

Loading...

Festivalin e organizoi shoqata “ESTRADA” nga Manastiri, kurse në të morën pjesë shumë këngëtarë nga Kosova dhe Maqedonia si dhe Ansamble Folklorike, si “Burimet e Sharrit” nga Tetova dhe Ansambli “Besa” nga Gosrivari.

Festivalin e hapi Demir Krasniqi, legjenda e këngës shqiptare nga Gjilani i Kosovës, bashkëkohasi i “Bilbilit të këngës Shqipe”, Qamili i Vogël, duke ja kushtuar një këngë Kongresit të Alfabetit me titull “Zëri i Alfabetit”.

Ai, ndër të tjerat deklaroi se ka marrë pjesë në këtë festival duke ndjerë nevojën dhe përgjegjësinë kombëtare për të kontribuar për këtë qytet me peshë të rëndë historike dhe kulturore.

Demir Krasniqi pasuroi mbrëmjen edhe me tre këngët e tij si kantautor për Kongresin e Manastirit si: “Kur shkova në Manastir”, “Bashkimi i Manastirit” dhe “100 vjetori i Kongresit”.

Përveç Demir Krasniqit që këndoi për alfabetin, edhe këngëtari i njohur Salim Arifi nga Kumanova këndoi këngën “Kur shkova në Manastir” autor i së cilës është Demir Krasniqi.

Në program u radhitën edhe interpret të tjerë si: Lumturie Axhami, vëllezërit Sejdiu nga Tetova, Nebi Halili nga Gostivari, Yait Aliu këngëtar vendas dhe shumë të tjerë.

Vlen të cekim se në sallë ishin prezentë dhe pjesmarrësit e karvanit “Kundër Shkupit 2014”, por edhe prania e një numri të madh të spektatorëve të tjerë.

Aktivitete tjera nuk janë paraparë nga shoqata të tjera e as nga Institucioni Muzeu i Alfabetit. Nga shoqata “Kongresi i Bashkimit” deklarojnë se askush nuk u është përgjigjur në projektet dhe kërkesat që i kishin drejtuar institucioneve në Shkup dhe më gjërë.

Me mjaft emocion u përcoll dhe u shoqërua me duartrokitje, paraqitja e recitatotorit të vogël Dreni Dervishi nga Livadhia e Strugës, që tashmë është bërë simbol dhe pjesë e pandashme e manifestimeve të tilla në mbarë Maqedoninë dhe jashtë sajë.

Realizimin e këtij festivali e kanë mundësuar dhe ndihmuar komuna e Gostivarit, Dollnenit, Ministria e Kulturës së RM-së, disa ndërmarrje nga Gostivari dhe bashkatdhetarët nga Australia e Zvicra.

Organizatori, drejtoria e festivalit “Zëri i Albabetit”, për pjesëmarrësit në këtë festival, që ka karakter revijal, ndau mirënjohje. Mirënjohje u ndanë edhe disa personave që sipas vlerësimit të organizatorit, kanë kontribuar për afimimin ë kulturës dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button