Nuk dihet fati i pilotit Berisha

Fati i pilotit James Berisha vazhdon të mbetet ende mister, i cili nga 15 gushti konsiderohet i zhdukur. “Shumë informacione të javëve të fundit tregojnë se Jamesi është paraburgosur në Asmara të Eritresë, por pas një muaji, kur këto lajme janë verifikuar se nuk janë nga burime të sigurta, prej 15 gushtit s’ka asnjë lajm që do të konfirmonte se ka kontaktuar dikush me Jamesin, apo se këto informacione janë dhënë nga shteti i Eritresë”, thuhet në letrën e dërguar nga stafi i këtij misioni.

Loading...

Nazim Berisha, vëllai i vogël i pilotit, i cili aktualisht jeton në Zvicër, po bën përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar Jamesin dhe në këtë drejtim ka parashtruar kërkesë për vizë në Eritre, por kërkesa e tij deri më tani nuk është aprovuar.

Familja dhe bashkëpunëtorët e pilotit bëjnë thirrje tek të gjithë miqtë e Kosovës që të ndihmojnë për zbardhjen e fatit të Jamesit. James Berisha ka nisur misionin me aeroplanin e tij privat për njohjen e shtetit të Kosovës më 31 tetor të vitit të kaluar në Afrikë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button