Parku i Antigonese; zbulohet shëtitorja antike

, Parku i Antigonese; zbulohet shëtitorja antike

Ekspedita arkeologjike që kryen gërmime në parkun Arkeologjik të Antigonesë ka arritur të zbulojë pas disa ditë gërmimesh shëtitoren dy katëshe të qytetit e vendosur në skajin jugor të qytetit 45 hektarë.

Gjetja e një objekti 84 metra te gjatë deri në këto momente shton një element të rëndësishëm në radhën e zbulimeve arkeologjike.

Ekspedita e përbërë këtë herë nga arkeologë shqiptarë po nxjerr në dritë edhe mure mbajtëse të rrugëve kryesore, shumë objekte balte të përdorimit të përditshëm si dhe 4 monedha të Koinonit të Epirit duke e cuar në mbi 1000 koleksion numizmatik të sitit. Drejtori i parkut Ëngjëll Serjani e sheh rradhën e zbulimeve si një tjetër promocion që i bëhet parkut të Antigonesë. Ai shpreson që zbulimet të rrisin numrin e vizitorëve dhe interesin për Antigonenë.

Megjithë zbulimet e rëndësishme të ekspeditës sfidë për ekspeditën ngelet zbulimi i teatrit të qytetit. Ekspedita ka piketuar disa pozicionime të mundshme mbi të cilat pritet të vijojnë gërmimet.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button