PS: S`kemi kufi detar me Greqinë e Malin e Zi, PD: S`jemi cenuar

, PS: S`kemi kufi detar me Greqinë e Malin e Zi, PD: S`jemi cenuar

Partia Socialiste kërkon një ligj të ri për kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Duke vënë në dyshim dhe ekzistencën e një ndarje tokësore me shtetin grek që prej 2008-s, të majtët në komisionin e sigurisë, do t1i kërkojnë me shkrim qeverisë të nisë punën sa më parë me palën helene.
“Të ndërhyhet sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë disa klauzola tranzitore në ligjin e 2008 dhe ndërkohë të punohet me urgjencë për të hartuar një ligj të ri për sa i përket përcaktimit të kufijve detar të cilët janë përcaktuar që në 1925 me protokollin e Firences. Ligji i 2008 unë nuk e di pse është bërë po ai praktikisht na lë ne pa definuar, pa përcaktuar kufijtë detar”.
Kështu është shprehur deputeti i PS, Ilir Gjoni, n/kryetar i komisionit të sigurisë. Nga ana tjetër, Osman Metalla, deputet i PD-së njëkohësisht edhe ekspert detar, tha se problemi qëndron vetëm me kufijtë ujorë me Greqinë dhe Malin e Zi, të cilët mbeten për t`u përcaktuar. Ligji i 2008-së për kufirin, por as pakti detar me Greqinë, nuk kanë cënuar ndarjen tonë zyrtare tokësore, tha Metalla.
“Në asnjë rast nuk është shfuqizuar kufiri tokësor por ligji i 2008 parimisht thotë për ato raste kur kufiri është i përcaktuar, përcaktohet mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka ekzistuar kufi i përcaktuar detar. I njëjtë është rasti dhe me kufirin detar që kemi me Malin e Zi dhe tani kemi të mirëpërcaktuar vetëm kufirin detar që kemi me Italinë. Në të dy ekstremet nuk janë të mirëpërcaktuar kështu që duhen të bëhen marrëveshjet bilaterale, ose trilaterale”, thotë Osman Metalla, deputet i PD.
Në prill të 2009 u nënshkrua pakti detar me Greqinë që përcaktonte vijën e re ndarëse përmes 150 koordinatave. Pasi u miratua nga Kuvendi në shtator të po atij viti, 5 muaj më pas gjykata kushtetese e shpalli atë antikushtetues.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button