Rrihet barbarish nga polica serbe një familje shqiptare

Medvegjë (Serbi) 20 nëntor 2011 – Një familje shqiptare është bërë pre e dhunës se forcave të policisë serbe në Medvegjë. Familja e Sokol Ismajlit është sulmuar nga forcat e policisë në rrethana ende të panjohura.

Loading...

Sipas të dhënave, gjatë këtij aksioni është rrahur brutalisht kryetari i familjes, Sokoli, gjendja e të cilit është mjaft e rëndë. Po ashtu preh e dhunës ka rënë dhe bashkëshortja e tij Rabisha si dhe fëmijët e tij. Dhuna ndaj gjithë familjes Ismajli është konfirmuar dhe nga kryetari i Bashkësisë Lolake të fshatit Topallë dhe nënkryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti.

Kryetari i bashkësisë lokale, Faik Hajdari informoi se dy policë kishin shkuar në shtëpinë e Sokolit dhe kishin kërkuar nga ai që të shkoj për të fikur një zjarr në fshat. Sokoli kishte refuzuar duke thënë se nuk mundet të shkoj pasi që është i sëmurë. Më pas ka ndodhur dhe rrahja.

Familjes Ismajli iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërkaq Sokoli është dërguar për në spitalin e Lesovcit.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviç, por ai nuk ka mundur të flas për detajet. Drashkoviç ka vizituar familjen e Sokolit, ndërsa ka thënë se pret nga policia që të zbardhin rastin. Nga Drejtoria Policore e Leskocit është thënë se në Medvegjë është dërguar një ekip i cili duhet ta hetoj rastin.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button