Serbia dhe Kosova, në pyetje janë kufijtë

Harta nga ku do orientoheshin ndryshimet e Kufijve

Propozimi i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që në rast se do të vijë deri te rrezikimi i tërësisë territoriale të Kosovës, shteti ynë duhet të kërkojë hisen e vet, nuk përkrahet as nga Qeveria e Kosovës. Opozita në anën tjetër kërkon unifikimin e faktorit shqiptar kur janë në pyetje çështjet e mëdha.

Loading...
Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherësh udhëheqësja e delegacionit të bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se këto janë ide të vjetra. Ajo ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në kurrfarë pazaresh politike me Serbinë.
“Kosova e ka agjendën e vet të bisedimeve dhe qëndrimin e saj që për biseda politike nuk ka çka të bisedohet me Serbinë”, ka qenë e prerë ajo.
Derisa vetëm një ditë më parë në një intervistë dhënë për “Zërin”, Jakup Krasniqi ka thënë se nëse ndryshojnë kufijtë e Kosovës, shqiptarët duhet të mendojnë për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve, pasi askush në Ballkan nuk është i dëmtuar si shqiptarët.
“Ne kemi pranuar zgjidhjen që e kemi aktualisht edhe pse ka qenë një kompromis i dhimbshëm, por e kemi bërë për hir të paqes në rajon dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Edhe disa përfaqësues të partive opozitare i frikësohen idesë së shkëmbimit të territoreve.
Skender Hyseni nga LDK-ja ka thënë se nuk guxon të ketë ndërrim kufijsh në Ballkanin Perëndimor, sepse sipas tij, ndryshimi i kufijve do të krijonte në një situatë që quhet “domino efekt” dhe patjetër që do të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kjo do të shndërrohej në katastrofë për të gjithë. Askush nuk guxon madje as të mendojë që do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, sepse me këtë do të kursehen vendet e rajonit. Çdo precedent i krijuar me ndryshimin e kufijve në cilin do shtet të Ballkanit do ta përfshij tërë rajoni”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, qëndrimi zyrtar i Kosovës duhet të jetë kundër ndryshimit të kufijve dhe në vend të ndryshimit të kufijve duhet të instalohet logjikë moderne e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Daut Haradinaj, deputet nga radhët e AAK-së, ka thënë se liderët politikë shqiptarë të rajonit duhet ta kenë një qëndrim të përbashkët rreth kësaj teme.
“Unë mendoj që zgjidhja më e mirë është 17 shkurti, pavarësia e Kosovës dhe nuk guxojmë të hyjmë në këto tema. Hapja e kësaj teme i tejkalon kapacitetet e nivelit të Kosovës, dhe kjo duhet të jetë temë e gjithë faktorit vendimmarrës shqiptar. Mendoj që edhe zgjidhja që po pretendohet me ndarjen e Kosovës, nuk është zgjidhje, por është kthim mbrapa në koturën e Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare, e di fare mirë që tendencat për ndarje i tejkalojnë kufijtë e Kosovës.
Ndryshe nga këta të fundit, deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, beson se nëse veç fillon rikonfigurimi i territoreve, ata që do të përfitojnë më së shumti janë shqiptarët.
“Nuk mund të ndahet vetëm Mitrovica, nëse ndahet kjo kush i siguron kufijtë e Serbisë dhe vendeve tjera që nuk do të preken, përfshirë këtu Maqedoninë, Malin e Zi, por pa e përjashtuar edhe Greqinë. Pse ne nuk paskemi të drejtë të bëjmë çka bëjnë serbët në veri e ne të mos e bëjmë ketë në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e tutje”, ka pyetur Krasniqi. Ai ka thënë se nëse këto rokada bëhen me forcë, atëherë as shqiptarët nuk janë pa forcë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button