Aleanca Kuq e Zi bilanci për vitin 2011

, Aleanca Kuq e Zi bilanci për vitin 2011

Aleanca KuqeZi u krijua ne pranveren e vitit qe po leme pas, si bashkim i nje grupimi qytetaresh te cilet ishin lodhur dhe merzitur me politikat denigruese dhe antikombetare te klases politike shqiptare e cila nuk po perllogarsite interesat kombetare dhe ato qytetare.

Ajo i ngjau një mbirjeje dhe çeljeje të natyrshme shoqërore, në një truall ku përpjekja për ndërtimin e një shoqërie Demokratike, në Shqipëri, po haste në vështirësi të mëdha.

Shkaku i parë që e këputi këtë zinxhir, ishte shpërfillja e përsëritur ndaj interesit kombëtar si dhe të identitetit kombëtar. Pas një Marrëveshjeje Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, në mjedisin shqiptar ish projektuar një “CENSUS” i cili ndër statistikat që i kërkoheshin, çonte në një regjistrim etnik e fetar, me kritere antiligjore që do të cenonte identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke iu hapur udha prej një Ligji të Gjendjes Civile me natyrë po kaq anikombëtare.

Nuk mund të heshtej më, ndaj një procesi, përgjatë dy dhjetvjeçarëve të shekullit që shkoi, ndaj emigracionit në shtetin fqinj jugor, që t’i pritej rruga kësaj kryqëzate e bashkëshoqëruar me ndrrim të emërave të shqiptarërve të emigruar, me një ofrim ekonomik fatal pensionesh në jug të vendit etj.

Aleanca Kuq e Zi u mbështet që në fillim fuqishëm, nga shoqata të ndryshme patriotike, të cilat iu bashkëngjitën asaj. Një erë kombëtare filloi të fryjë në të gjithë botën ku ka shqiptarë të cilët e gjetën veten tek ky shqetësim që u shpërfaq duke dhënë sinjale se nuk ishte ky, i vetmi shkak që Lëvizja po merrte një përhapje dhe energji jetësore.

AK erdh’ e u formësua si një Lëvizje kombëtariste e shoqërore, dhe askurrë si Lëvizje Nacionaliste me një shpirt doctrine që nuk i bie më qafë asnjë shoqate, lidhjeje apo lëvizjeje tjëtër, e aq më tepër, nuk u hyn në pjesë Partive Politike, disa prej të cilave që në ditët e para e sulmuan atë, e tipizuan, dhe e përbuzën.

Në këtë periudhë të shkurtër, shtjella e energjive që u dukën, e opinioneve, argumenteve dhe dëshirave që u hodhën mbi palët e flamurit kuq e zi, nuk ishte vetëm ideali bashkimit kombëtar, por një spektër i gjerë i zhvillimeve mbarëshiptare demokratike të shoqërisë së sotme, në mënyrë që fryma shqiptare, energjitë talenti të priren e të vërshojnë për Shqipërinë, drejt mbrothësisë së shënjtë të idealit kombëtar. AK askurrë nuk ka artikuluar një frymë kombëtare sipërore dhe mohuese ndaj fqinjëve. AK e vlereson këtë tranzicion të mbushur me dështime, sepse në radhë të parë ka munguar orjentimi kombëtar.

Ju kujtojme se vetem brenda harkut kohor te nej vitit:

“Kundershtuam ndryshimin e kombësisë nga gjykatat ne fillim te 2011” ,

“CENSUS-i dhe shtyrja e rocesit ne 6 muaj nga Trysnia e AK”

“ Padia në Gjykatën Kushtetuese kunder ligjit te gjendjes civil, ku Kushtetuesja rrezoi faqezinjte”

“Gjykata shpall fajtor konsullin grek per dhunimin e varrezave ne rrethin e korces”

Aleanca KuqeZi kundërshtoi Heqjen e simboleve shqiptare në Preshevë dhe propozoi, hapjen e shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë, ndërkohë u ngrit kundër ndryshimit të historisë nga presioni turk.

Fushatat: “Një gjuhë,një abetare.” ”Një komb, një pasaportë” të organizuara në formën e “Ëorkshop-ve “ me figura të njohura, ishin shumë të suksesëshme.

Nisma: ” Fol vetëm shqip në Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptarë” vijoi në tubime të tjera në Diasporë.

AK kërkoi konsull shqiptar në Manastir si dhe rehablitimin e godinës ku u mbajt Kongresi i Manastirit.

Mbeshtetja e minatoreve ne Bulqizë dhe kudo në Shqiperi veprimi ndaj koncesioneve të huaja skllaveruese u bënë pjesë e kësaj Lëvizjeje.

Po kështu u kundërshtua deklarata e Kryeministrit i cili iu kundërvu bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Dhe sefundmi Aleanca KuqeZi nisi fushaten: “1 milion aktiviste kuqezi per 100 vjet pavaresi”

Kanë qënë mbresëlënëse tubimet në Prizren, Prishtinë, New York Romë dhe Londër, ndërkaq Festimi i ditës së flamurit ishte kurora e këtij viti.

Mbështetësit janë aradha të tëra shqipatarësh, të cilët i bashkëngjiten kësaj lëvizjeje, të pranishëm në contribute, në nisma dhe propozime shumë efektive të cilat e kanë bërë Alenacën të rishikojë programin dhe statutin e saj, për ta bërë sa më konkret gjithnjë me një besueshmëri të lartë dhe të ndërsjellët.

Ky bilanc me një spektër të gjerë, nuk është realizuar deri sot jo nga ndonjë Lëvizje por as nga Parti politike çka tregon se Era e Aleancës Kuq e Zi është plot me jetë. Kjo kërkon një përgjegjshmëri të lartë.

Me sygjerimet e shumta që AK ka përthithur nga tubimet e shumta në shtetin amë, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë ajo po e përpunon Programin e saj në të cilin do të pasqyrohen;

(1) Ndryshimin kushtetues dhe ligjeve të sistemeve elektorale ne Shqipëri dhe Kosovë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta. Realizimin e votimit të identifikuar dhe numërimit elektronik të votave si garanci më e lartë e teknollogjisë

(2) Realizimin e një kompromisi historik të gjithë faktorëve politikë institucionalë, qevritarë, joqeveritarë, për ti dhënë fund ndasive, urrejtjes, paralizave dhe kunflikteve politike mes institucioneve por dhe pushteteve.

(3) Garantimi i votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

(4). Vendosjen e standarteve që garantojnë pluralizmin dhe rinovimin politik të gjithë pushteteve nëpërmjet limitimit të mandateve politike dhe institucionale të pushtetit lokal, qëndror dhe partiak. Kryetarët e kumunave, bashkive, kryeministri dhe kryetarët e partive të mos zgjidhen më shumë se dy mandate.

(5)Unifikimin e abetareve dhe përgjithësisht të sistemit arsimor në të gjitha shkollat shqipe si dhe financimin e shkollave shqipe kudo që rrezikon asimilimi i shqipëtarëve, Greqi, Turqi, Itali, SHBA, …

(6) Ndryshimin e modelit të sistemit të drejtësisë duke i njohur të drejtën publikut për zgjedhjen e gjyqëtarëve dhe prokurorëve në nivelët e ulta të rretheve gjyqësore dhe depolitizimin e gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

(7) Strategji kombëtare për zhvillimin e turizmit shqiptar në cdo sezon në zonat bregdetare dhe malore në të gJitha trevat shqipëtare.

(8) Politika mbaështetëse për biznesin shqiptar dhe reflektimi në sistemin e privatizimeve, prokurimeve, koncesioneve etj. reformën doganore dhe fiskale për favorizimine sistemi doganor dhe tatimor.

(9) Nxjerjen nga kontrolli politik i Televizioneve publike dhe rikthimi i tyre në programacionet me qëllim mbrojtjen e identitetit kombëtar, interesave qyetare dhe informimi i publikut në mënyrë reale dhe të pa censuruar.

(10) Ndryshim tërësor i sistemit të rënuar shëndetësor dhe korruptiv në një sistem të siguruar e social si dhe përfshirjen e modelit kontraktor pacient-qëndër mjeksore.

(11) Krijimin e njënkambionati në të gjitha sportet, futboll, basketboll, volejboll etj mes Shqipërisë dhe Kosovës. Unifikimin e festivaleve muzikore, folklorike dhe cdo aktiviteti tjetër artistik.

(12) numërimi i popullsisë shqipëtare në trevat etnike shqipëtare si dhe në emigracion për nxjerjen e numrit të përgjithshëm të shqipëtarëve sindhe rregjistrimi i pronave të paluajtëshme brenda apo jashtë kufijve aktualë.

Me 17 Janar te vitit qe po vjen ne do te bëjmë atë qe kurrë me pare nuk e ka bere asnjeri. Do te mblidhemi me te shumte ne qytetin e Krujës ne shtëpinë e heroit kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeu ku do te mbulojmë me flamurin gjigand kalanë e Krujës. Ne këtë dite te rëndësishme për historinë shqiptare Aleanca kuqezi do te prezantoje për here te pare prioritet e programit te saj.

Viti që po hyn e gjen AK në jetësimin e programit dhe të veprimtarive të saj. Objketivi kryesor është që në Fund të mujait maj të maj kur do të organizohet Kongresi i parë i saj të ketë një milion veprimtarë kuq e zinj. Tubime në çdo krahë të Shqipërisë në fushatën e anëtarësimimeve dhe përthithje të opinioneve të tyre. Ndërkohë në 17 janar, do të nisin veprimtaritë në Krujë, ku nga të gjthë anët do të mblidhen jo pelegrinë por aktivistë të AK për të përkujtuar pavdekësinë e Gjergj Kastriotit, si një symbol i bashkimit kombëtar.

AK ishte një ide që erdhi në qiellin shqiptar dhe vet shqiptarët kërkojnë ta kthjenë atë në vepër.

Arben Kryeziu

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button