Aleanca Kuqezi e para në elektorat?

Në faqen e internetit të gazetës Shekulli po zhvillohet një sondazh online me pyetjen: “Nëse në zgjedhjet e 2013, veç dy Aleancave të zgjedhjeve të fundit, do të garonte edhe Aleanca Kuqezi, për kë do të votonit?” Deri tani kësaj pyetje i janë përgjigjur 1070 lexues dhe rezulton se Aleanca Kuqezi është e para me 42% të “votave”, e ndjekur nga Aleanca për të Ardhmen (PS + aleatë) me 38% dhe Aleanca për Qytetarin (PD + aleatë) me 20%. Sipas Alexa.com, faqja e internetit të Shekullit është më e vizituara ndër gazetat e Tiranës, pas asaj të gazetës Tema, dhe ndiqet në distancë nga faqja e gazetës Panorama. Rreth 15 mijë vetë e ndjekin Shekullin nëpërmjet Facebook-ut, ndërkohë që Temën e ndjekin rreth 5 mijë vetë.

Loading...

Me kaq informacion, dikush që nuk merr vesh shumë nga statistika mund të thoshte se Aleanca Kuqezi paska shanse të dalë e para në zgjedhjet e 2013-ës, nëqoftë se garon në to. Por ata që marrin vesh nga statistika do të thoshin se sondazhet online vuajnë nga njëanësia e vetanketimit. Që një sondazh të vlejë si tregues i shpërndarjes së preferencave të elektoratit, duhet të ndërtohet mbi disa kritere strikte shkencore. Më i rëndësishmi është ai i zgjedhjes së kampionit në mënyrë krejt rastësore, pa dijeninë paraprake të të anketuarve që zgjidhjen në kampion. Kjo gjë siguron që çdo pjestar i popullsisë të ketë probabilitet të njëjtë për t’u anketuar.

Në rastin e sondazhit online të gazetës Shekulli, një gazetë antiqeveritare kjo, kampioni përfaqson ata që vizitojnë faqen e internetit të saj dhe që vetëzgjedhin të anketohen. Një rezultat krejt i ndryshëm mund të merrej në qoftë se e njëjta pyetje do të ishte në faqen e gazetës proqeveritare Panorama, p.sh.

Por a ka ndonjëfarë vlere sondazhi aktual i Shekullit? Ka vlerë po të krahasohet me një sondazh të ngjashëm të tij para qershorit të 2009-ës. Kështu, kur G99-ta ishte në hapat e parë të saj, nga një sondazh online i Shekullit, rezultonte se 8% e të vetëanketuarve do t’ia jepnin votën asaj. Ndërsa për Aleancën Kuqezi sot kanë shprehur preferencën e tyre plot 42%.  E.Zaloshnja

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button