Berisha kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë

Gjatë një takimi me studentë nga Kosova, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur edhe mbi mundësinë e bashkimit Shqipëri-Kosovës. Ai është shprehur kundër këtij bashkimi, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në Bashkimin Evropian. Ka reaguar menjëherë Aleanca Kuq e Zi, e cila thekson se u takon qytetarëve të vendosin nëse duan apo jo një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo kryeministrit.

Loading...

Kreu i qeverisë ka pritur në kabinetit e tij një grup studentësh nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës, me ç’rast edhe pse vlerësoi se populli shqiptar është i ndarë në mënyrë të padrejtë, ai tha e Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen në BE.

Duke theksuar se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve, kryeministri Berisha tha se ndryshimi i kufijve ekzistues rrezikon humbjen e territoreve.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”, tha Berisha.

Për këtë deklaratë të Berishës ka reaguar menjëherë Aleanca Kuqezi. Në një deklaratë për shtyp të Aleancës theksohet se u takon qytetarëve të vendosin nëse duan apo jo një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Parimi i vetëvendosjes është për popullin, jo për qeveritë”, theksohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button