Berisha s’njeh kufij: Do rehabilitoj figurën e Esat Toptanit !!!

Kryeministria Berisha ka mbledhur sot komitetin për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, ku është shprehur se ka ardhur koha që të rishikohet historia, me qëllim rehabilitimin e disa figurave, si Ahmet Zogu e Esat Toptani.

Loading...

Duke nënvizuar se festimet e këtij shekulli pavarësie duhet të jenë në lartësinë e duhur, kryeministri Berisha tha është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100-vjetëve Pavarësi të Shqipërisë, si mbreti Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina, e mjaft të tjerë, kontributi i vyer i të cilëve është nëpërkëmbur nga historiografët komunistë.

“Unë besoj se disa prej tyre, Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan prishtina duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytetin e vendit, pasi vërtet pavarësia u bë në Vlorë, por kontributi i tyre ishte i madh kudo”, tha kryeministri.

“Ndaj ne nuk kemi absolutisht nuk duhet të kemi asnjë kompleks, se fatkeqësia e vështrimit të të vërtetave historike, ishte se ato u përpoqën të vihen në funksion të një çmendurie ideologjike dhe mandej të manipuloheshin sikundër ato nuk ishin. Mendoj se institucionet tona studimore, kërkimore e shkencore, kanë një detyrë të madhe. Andaj ne duhet të paraqesim të gjithë përpjekjet e tyre”, tha Berisha.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button